Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës 'Nënë Tereza' janë kryer mbrëmjen e djeshme 240 ulje e ngritje avionësh nga destinacione të ndryshme ndërkombëtare.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë ditën e sotme në rrjetet sociale, pamje nga fluturimet.

“Pamje spektakolare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës natën e mbrëmshme. 240 fluturime ulje-ngritje nga destinacionet më të ndryshme ndërkombëtare”, shkruan ai.