241-vjetori i SHBA, Nishani letër
Trump: Shqipëria, partner besnik

241-vjetori i SHBA, Nishani letër<br />Trump: Shqipëria, partner besnik
Kreu i Shtetit shqiptar uron Presidentin Trump për 241-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Nishani pasi i shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer e shumëdimensionale që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë shqiptarëve, shton se marrëdhëniet e partneritetit strategjik mes dy vendeve janë forcuar.

Mesazhi i Nishanit për Trump
“I nderuar Zoti President,
 
Kremtimi i 241-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik amerikan.
 
Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj, konstatoj me shumë kënaqësi se marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik mes dy vendeve tona janë forcuar e zgjeruar ndjeshëm e në mënyrë konstante.
 
Në themel të këtyre marrëdhënieve qëndron miqësia e fortë mes dy vendeve tona, si dhe roli e kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan, që i ka dhënë një përmbajtje shumë të veçantë këtyre marrëdhënieve.
 
Përfitoj nga rasti që të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer e shumëdimensionale që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë shqiptarëve, për më shumë se një shekull, si në krijimin dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe në konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor.
 
 Ju siguroj se, Shqipëria do të jetë një partner besnik dhe aktiv krah Shteteve të Bashkuara, në të gjitha nismat e saj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ruajtjes së paqes në botë.
 
Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si dhe zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre