Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësorje ka ndodhur në Durrës.
Sipas policisë në orën 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një makinë me drejtues shtetasin K.G, vetëm 24 vjeç, ka përplasur për vdekje këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento