25 ditë pas fejesës 18-vjeçarja vrau veten, vjehrra: Nuk është dhunuar, kishte probleme me shoqet në shkollë

 

Vetëm 25 ditë pasi u fejua, një 18-vjeçare nga një fshat i Lushnjës i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Dyshohet se shkak janë bërë konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin 24 vjeç, i cili është vënë në hetim. Ata kishin 2 vite që ishin njihur përmes rrjeteve sociale, thonë prindërit e djalit.

Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë.

Prononcimi i vjehrrës

Nuk bën asnjë vakti që të ndodhte kjo gjë nga ana e çunit. Çuni e ka mbajt në pëllëmbë të dorës, neve e kemi mbajt në pëllëmbë të dorës. Dilni edhe pyesin nëse nusja ka pasur dhunë e torturë nga ne. Nuk bën vaki, nuk janë zënë kurrë. Nusen ne e kemi peshuar me gjitha gjërat. Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës. Çuni ka punuar, vjehrri punonte, dilte e bridhte me çunin ku t’i donte qejfi. Nuk ka pasur ankesë.

Kishit vënë re ndonjë shqetësim?

Në asnjë mënyrë. Vetëm qeshte e di tërë fshati që nusja nuk ka pasur ankesa. Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë. Ne s’dimë gjë fare. U dashuruan në rrjetet sociale, e donin njëri-tjetrin. Kishin 2 vjet që njiheshin, nusja s’na ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë dhe të thonte që pati torturë. Erdhi pasdite i tha çunit se iki se do jap një privim në shkollë, të bëj provimin dhe do vij. Çuni i rrinte pronto. Të mërkurën në darkë i tha, të enjten kam fol unë me nusen.

Shikoje (tregon bisedat me nusen): “Mirëmëngjesi a je mirë”.

Njësoj mezi po rri në këmbë se kam ethe.

Natën i them unë, muhabet grash.

“Do shkoj në shkollë dhe do vi”, mirë i them dhe unë iki në punë.

Nusen e kam pasur shumë të rregullt, se nga kush i ka ardhur ne nuk dimë gjë. Nuk jemi familje e dhunuar e me sherre e me llafe. Kur erdha më thanë ka helmuar veten motra e madhe, se janë dy motra. Mua më thanë për motrën e madhe. Qysh i thua tri kësaj nisje që është e dhunuar. Kam problemin e djalit, thotë do bëj hatanë që ka bërë ajo.

Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë.

Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet. I pyetur nëse kishin vë re diçka që nuk shkonte te nusja, ai thotë se 18-vjeçarja ishte tip i mbyllur. 

"Ka qenë në shkollë. Mund të ketë pasur ndonjë xhelozi nga shoqet. Se ja kanë bërë kot, a qysh, a tek, këto gjëra i dinë vetëm ata. Presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë.

Kishit vënë re diçka te nusja?

Ishte person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur kjo goca ka dalë nga shkolla duke qarë. Çuni vajti e mori te shtëpia, sa e solli këtu u largua për të pirë një kafe me kushëririn e vet. I shkruan që hajde se piva fostoksinë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, s’do i thonte çunit hajde më merr", thotë babai i 24-vjeçarit.


Lajmi kryesor:

Lushnjë/ 18-vjeçarja vrau veten me fostoksinë, dyshohet nga xhelozia e burrit! E ëma e djalit: Kishte probleme me shoqet në shkollë, i hapën fjalë! Prindërit e së resë nuk flasin


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori