Lushnjë/ 18-vjeçarja vrau veten me fostoksinë, dyshohet nga xhelozia e burrit! E ëma e djalit: Kishte probleme me shoqet në shkollë, i hapën fjalë! Prindërit e së resë nuk flasin

LUSHNJË- Një vajzë 18-vjeçare nga një fshat i Lushnjës, i dha fund jetës më 2 shkurt duke pirë fostoksinë. Për policinë, e cila po heton ngjarjen e rëndë, vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar nga një fshat pranë, vetëm 3 kilometra larg.

Prindërit e vajzës e cila mësonte në vitin e tretë në gjimnaz, janë të mbytur nga dhimbja dhe refuzojnë të flasin për mediat.

Ndryshe ndodh në familjen e djalit, ndaj të cilit ka nisur një hetim në gjendje të lirë. Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë. Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet.

Sipas prindërve të djalit, ata kishin 2 vite që njiheshin dhe vetëm 25 ditë të fejuar, kur vajza mbushi 18 vjeç. Pas fejesës vajza shkonte edhe në shtëpinë e djalit.

“Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës”, thotë vjehrra.

Vjehrra e vajzës thotë për mediat se e reja ishte shumë e ngarkuar për shkak të shkollës. Ajo thotë se një ditë para se vajza të merrte aktin ekstrem kishte shkuar tek familja e saj pasi kishte një provim në shkollë. Vjehrra tregon edhe bisedën me nusen, e cila nuk ishte as në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas të nesërmen, pasi ka mbaruar provimin ajo është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit ku ka pirë edhe fostoksinën.

“Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë”, thotë vjehrra.

Një ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem vajza shkoi edhe në shtëpinë e prindërve, sikur të donte t’i takonte për herë të fundit. Ka shkuar në shkollë, ka mbaruar një provim, dhe ka kërkuar të fejuarin të shkojë ta marrë në shkollë sepse nuk ndihej mirë – tregon kushëriri i 24-vjeçarit.

“E lamë në shtëpi, dhe shkuam të dy të pimë një kafe” – shton ai më tej.

Aty thotë se 24-vjeçarit i mbërriti një mesazh nga e fejuara e cila i shkroi se kishte pirë fostoksinë. Shkuan me shpejtësi ta shohin, por situata ishte e rëndë dhe vajza ndërroi jetë pavarësisht se nxituan ta çojnë në spital.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
25 ditë pas fejesës 18-vjeçarja vrau veten, vjehrra: Nuk është dhunuar, kishte probleme me shoqet në shkollë

 

Vetëm 25 ditë pasi u fejua, një 18-vjeçare nga një fshat i Lushnjës i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Dyshohet se shkak janë bërë konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin 24 vjeç, i cili është vënë në hetim. Ata kishin 2 vite që ishin njihur përmes rrjeteve sociale, thonë prindërit e djalit.

Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë.

Prononcimi i vjehrrës

Nuk bën asnjë vakti që të ndodhte kjo gjë nga ana e çunit. Çuni e ka mbajt në pëllëmbë të dorës, neve e kemi mbajt në pëllëmbë të dorës. Dilni edhe pyesin nëse nusja ka pasur dhunë e torturë nga ne. Nuk bën vaki, nuk janë zënë kurrë. Nusen ne e kemi peshuar me gjitha gjërat. Ne 25 ditë kemi që e kemi fejuar, por nusen e kemi mbajt dhe më para në shtëpi. E nusen e kemi mbajt në shtëpi në pëllëmbe të dorës. Çuni ka punuar, vjehrri punonte, dilte e bridhte me çunin ku t’i donte qejfi. Nuk ka pasur ankesë.

Kishit vënë re ndonjë shqetësim?

Në asnjë mënyrë. Vetëm qeshte e di tërë fshati që nusja nuk ka pasur ankesa. Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë. Ne s’dimë gjë fare. U dashuruan në rrjetet sociale, e donin njëri-tjetrin. Kishin 2 vjet që njiheshin, nusja s’na ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë dhe të thonte që pati torturë. Erdhi pasdite i tha çunit se iki se do jap një privim në shkollë, të bëj provimin dhe do vij. Çuni i rrinte pronto. Të mërkurën në darkë i tha, të enjten kam fol unë me nusen.

Shikoje (tregon bisedat me nusen): “Mirëmëngjesi a je mirë”.

Njësoj mezi po rri në këmbë se kam ethe.

Natën i them unë, muhabet grash.

“Do shkoj në shkollë dhe do vi”, mirë i them dhe unë iki në punë.

Nusen e kam pasur shumë të rregullt, se nga kush i ka ardhur ne nuk dimë gjë. Nuk jemi familje e dhunuar e me sherre e me llafe. Kur erdha më thanë ka helmuar veten motra e madhe, se janë dy motra. Mua më thanë për motrën e madhe. Qysh i thua tri kësaj nisje që është e dhunuar. Kam problemin e djalit, thotë do bëj hatanë që ka bërë ajo.

Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë.

Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet. I pyetur nëse kishin vë re diçka që nuk shkonte te nusja, ai thotë se 18-vjeçarja ishte tip i mbyllur. 

"Ka qenë në shkollë. Mund të ketë pasur ndonjë xhelozi nga shoqet. Se ja kanë bërë kot, a qysh, a tek, këto gjëra i dinë vetëm ata. Presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë.

Kishit vënë re diçka te nusja?

Ishte person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur kjo goca ka dalë nga shkolla duke qarë. Çuni vajti e mori te shtëpia, sa e solli këtu u largua për të pirë një kafe me kushëririn e vet. I shkruan që hajde se piva fostoksinë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, s’do i thonte çunit hajde më merr", thotë babai i 24-vjeçarit.

Ora 12:17
‘Piva fostoksinë’, mesazhi që i dërgoi e reja nga Lushnja bashkëshortit para se të ndërronte jetë! Kushëriri i djalit: Ishim në kafe

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Familjarët e djalit, që është vënë në hetim, përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme.

Kushëriri i djalit ka treguar për mediat se çfarë ndodhi ditën që e reja piu fostoksinë. Ai thotë se e morën nga shtëpia e familjarëve të saj dhe më pasi burri kishte shkuar të pinte kafe.

Ai thotë se nuk kishin kaluar as 5 minuta nga momenti kur e lanë në shtëpi dhe vajza i shkruan të fejuarit se kishte pirë fosktoksinë. Ai tha se më pas janë larguar me nxitim për tek vajza.

“I ka shkruar mesazh djalit, Djali ishte te kafja me ne. E la në shtëpi. Punë minutash sa u ulëm, vajza i shkroi mesazh: piva fostoksinë. Ky i shkroi: mos guxo dhe u nisëm me vrap për të ardhur se ishim në këmbë. Vajza ishte këtu, e solli nga shtëpia. Po bënim muhabet po qeshnim. Vajza sa ikëm ne te lokali, punë dy minutash, i shkruan mesazh burrit që piva fostoksinë”, tregon kushëriri i burrit.

24-vjeçari, i fejuari i vajzës, është vënë në hetim.  

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/02/2024 02:31

    Nuk mund te themi deri tani kush ishte fajtori ose pse e beri,por situata do te kishte qene me ndryshe sikur i fejuari te ishte treguar me njerezor.Vajza nuk ndihej mire,kishte qare i kerkoi te fejuarit te vinte t'a merrte t'a shpinte ne shtepi. Dhe cfare beri ky /Romeoja i perveluar/ e shpuri ku donte vajza,as e pyeti cfare kishte,as e pyeti si ishte,as i ofroi nje ndihme,apo minimumi nje perqafim,as ndejti me te,por e plasi dhe e la sikur te ishte taksist,jo i fejuar e i dashuruar dhe nxitoi ne klub me kusheririn, se e zinte koka po nuk linte pa flamosur kafene nje dite!!

    Përgjigju
  • Ela: 03/02/2024 19:18

    Vjehrra ta mbylli gojen. Nuk vret njeri veten per problemet ne shkolle. Me siguri I kane nxire jeten njerezit e burrit bashke me burrin e kane cuar ne depression e tani po e qajne. I vrafte Zoti ishallah

    Përgjigju
  • Alba: 03/02/2024 15:28

    Biseda duket e fshire. Vetem keto mesazhe ka pas kjo nga nusja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë