25 milionë euro për Mirlind Dakun, dy oferta për sulmuesin e Kombëtares! Rubin Kazan e zëvendëson me Marvin Çunin

25 milionë euro për Mirlind Dakun, dy oferta për sulmuesin e Kombëtares! Rubin Kazan e zëvendëson me Marvin Çunin

Mirlind Daku

Mirlind Daku është në qendër të merkatos në Premier League ruse të futbollit. Transferimet e verës në Rusi janë të hapura deri nesër në mesnatë, ndërsa Rubin Kazan ka dy superoferta për sulmuesin e Kombëtares.

Spartaku i Moskës ka ofruar 13 milionë euro për gjilanasin, ndërsa Krasnodar 12 milionë euro për të blerë kartonin e tij. Vështirë se Rubin Kazan do heq dorë nga këto shuma të majme dhe me gjasë Daku do ndërrojë ambient, por do mbetet sërish në Rusi.

Veç shumës së kartonit, paga personale për Dakun duket se do jetë 2 milionë euro në sezon, kjo sipas gazetarit Arlind Sadiku nga Kosova. Ndërkohë Rubin Kazan i ka paraprirë një largimi të mundshëm, teksa ka prezantuar zyrtarisht Marvin Çunin nga Frosinone, sulmuesin tjetër të Shqipërisë.

Faximile e lajmit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra