Inflacioni dhe rritja e çmimeve, kanë krijuar një situatë të vështirë për të gjithë. Si përgjigje zbutëse BALFIN Group, një nga grupet më të rëndësishme në rajon dhe më gjerë, ka aprovuar rritjen e rrogave për punonjësit me 7% dhe 5%.
Sipas Departamentit të Burimeve Njerëzore në BALFIN Group, vendimi është marrë për si reagim për situatën e krijuar nga rritjet e çmimeve dhe për t’iu gjendur pranë punonjësve të shoqërive të Grupit. Rritja e pagës do të jetë në dy fasha ku ata që kanë pagesën më të ulët do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe. Për punonjësit paga bruto e të cilëve është deri në 100,000 lekë rritja do të jetë 7% ndërsa për punonjësit të cilët paga bruto është mbi 100,000 lekë rritja do të jetë 5%.
Si rrjedhojë e këtij vendimi të Bordit Drejtues të Grupit BALFIN, nën kujdesin e Presidentit Samir Mane, fondi i pagave do të rritet me 2.5 milionë Euro në vit dhe përfitues janë rreth 5,000 punonjës të kompanive të ndryshme si Neptun Albania, Kosovo and Macedonia, Jumbo Albania, Kosovo, Montenegero dhe Bosnia&Hercegovina, TEG, QTU, Tirana Bank, Skopje East Gate, etj.
Kjo nuk është hera e parë që Grupi BALFIN ndërhyn për t’iu gjendur pranë punonjësve. Në vitin 2019, suporti i Grupit jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për punonjësit e tij të prekur nga tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë, ishte në forma të ndryshme dhe direkte.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samir Mane studentëve të TBU: Jemi këtu për të bërë Universitetin më të mirë në Shqipëri
18 Tetor 2023, 15:50
-
Vlora Marina Residences sjell hotelin me 5 yje Marriott, i pari në bregdetin shqiptar! Apartamentet e branduara, inovacioni i këtij bashkëpunimi
28 Korrik 2023, 20:43
-
BALFIN në shtator edhe në SHBA, Samir Mane zbulon se me çfarë do të merret kompania
23 Qershor 2023, 13:22
-
Grupi BALFIN feston 30 vite progres, tashmë në 10 shtete dhe 2 kontinente
16 Qershor 2023, 14:32
-
BALFIN bëhet aksioneri kryesor i TBU, nis një faze e re zhvillimi për Universitetin
9 Qershor 2023, 14:15
-
Samir Mane takon studentët: Ndërtimi i sipërmarrjeve të dobishme, ajo që më motivon më shumë
14 Dhjetor 2022, 15:38
-
IFC shpall lëvrimin e kredisë koorporative për Grupin BALFIN, për zgjerimin e TEG
5 Dhjetor 2022, 13:35
-
Nis ndërtimi i projektit të radhës së Grupit BALFIN në Vjenë të Austrisë
1 Korrik 2022, 15:27
-
Gati për më shumë buzëqeshje?
30 Qershor 2022, 18:18
-
Edicioni i 4-t i BALFIN Innovation Summit, shpallet ideja më novatore në biznes
9 Qershor 2022, 14:51
-
Biznesmeni Samir Mane takim me studentët, këshilla dhe ide për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm
1 Qershor 2022, 17:10
-
East Gate i Grupit BALFIN në Shkup mirëpret së shpejti H&M: Objektivi, 10 milionë vizitorë në vit
29 Prill 2022, 13:58