Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, pati një bashkëbisedim dje me studentët e Tirana Business University dhe mjaft të rinj të tjerë që kishin ardhur të dëgjonin këshillat e tij mbi temën “Si të Bëhesh Sipërmarrës i Suksesshëm”.
Sipërmarrësi me aktivitete në 10 shtete të ndryshme të botës ndau përvojën dhe rrugëtimin e tij në biznes, të cilin e ka nisur që në moshën 23-vjecare në Vjenë të Austrisë.
BALFIN ka qenë një ndër aksionerët e TBU që prej vitit 2014, katër vjet pas themelimit të tij, por në vitin 2023, u be aksioneri kryesor. I pyetur nga të rinjtë lidhur me arsyen e shtimit të vëmendjes ndaj Universitetit në këtë moment konkret, Mane tha: “Ne në biznes duam gjithnjë të shkëlqejmë. Kjo logjikë vlen edhe për Universitetin. Tirana Business University do të jetë Universiteti më cilësor në Shqipëri, i pari. Cilësia është ajo që na duhet. Ne nuk e kemi me ngut, pasi nuk i kemi hyrë kësaj fushe për t’u bërë të pasur. Kjo vlerë unike që ne kemi, që studentët njëherësh të studiojnë këtu dhe të jenë që ditët e para pasi të mbarojnë shkollën, por edhe më përpara, pjesë e strukturave tona, na ndihmon si ne, ashtu edhe ata, pasi ne e konsiderojmë këtë si një familje të madhe. Investimi jonë do jetë i shpejtë, dinamik, me të gjitha facilitetet që ofron një Universitet. Do të dëgjoni zhvillime shumë të shpejta, qoftë në përmirësimin e kushteve, qoftë në vendimmarrje, qoftë në punësimin brenda dhe jashtë vendit. Plot djem dhe vajza që kanë punuar dhe jetuar në Tiranë, sot drejtojnë kompanitë tona në vende të ndryshme të botës. Çdo prurje këtu është e sigurt që e ka punën të sigurt nesër” – tha ai.
Në këtë fazë regjistrimesh për vitin e ri akademik, TBU po mundëson programe të profilizuara që lidhen me biznesin dhe financën si dhe teknologjinë e informacionit, kështu që mjafton regjistrimi në këtë link, për të lënë një takim me Universitetin dhe për të parë nga pranë mundësitë duke klikuar këtu: Tirana Business Univeristy.
Më tej Mane i inkurajoi të rinjtë të ndjekin ëndrrat e tyre.
“Dëshiroj që çdo student, dhe jo vetëm, ta ketë të qartë se mundësia për të filluar biznesin është gjithmonë e pranishme, mjafton të studioni kërkesë-ofertën. Është e rëndësishme të shtrini kufijtë e vizionit tuaj, të punoni palodhur, të gjeni një koncept unik dhe të mos keni frikë të hyni në rrugën e sipërmarrjes. Të rinjtë duhet të afrohen më tepër me praktikën, duke e përqendruar vëmendjen se si të zhvillojnë vendin e tyre nëpërmjet biznesit. Kështu do të përgatisim të rinj vizionarë, të aftë për t’i përballur sfidat dhe për t'i kaluar ato me sukses” – tha ai.
Ai u duk besimplotë se nga ky bashkëpunim do të përfitojnë të dyja palët.
“As një të njëmiliontën që kam arritur nuk e kam ëndërruar kur kam qenë në moshën tuaj, por çdo gjë është e mundur, është 5% fat, 5% të jesh në vendin e duhur në momentin e duhur dhe më pas shumë vullnet e punë. Unë shpresoj shumë që nga bashkëpunimi me ju, do të kemi bashkëpunim shumë të frytshëm” – iu drejtua ai studentëve të TBU.
I pyetur a është BALFIN për barazisë gjinore, z. Mane u shpreh se në Grupiun që ai drejton, gratë janë shumicë dhe mbizotërojnë kryesisht në pozicionet drejtuese, ku gjysma e Bordit Drejtues të Grupit përbëhët nga gra dhe vete Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN është në grua, e cili e nisi përpara 13 vitesh në kompanitë e BALFIN rrugëtimin e saj, për tu ngritur shkallë shkallë deri në detyrën më të lartë në Grup.
Grupi BALFIN po e udhëheq Tirana Business University në një epokë të re zhvillimi, duke e bërë arsimin cilësor sa më të aksesueshëm dhe një kthim të garantuar investimi. Krahas programeve Bachelor dhe Master në Biznes dhe Drejtësi, këtë vit TBU ka prezantuar programet e studimit në Teknologji Informacioni për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut. Dhe në përpjekje për të shpërblyer ekselencën, Mane Foundation, SPAR Albania, Tirana Bank, Jumbo, FGA dhe Neptun Albania kane ofruar bursa të plota për aplikantët më të dalluar.