‘25 prilli masakër zgjedhore? Komisioni Hetimor do të kërkojë informacione nga 19 institucione (LISTA e plotë)

‘25 prilli masakër zgjedhore? Komisioni Hetimor do të kërkojë informacione nga 19 institucione (LISTA e plotë)

1634571665_Screenshot1.jpg

Për realizimin e synimit të tyre, Komisioni Hetimor për 25 prillin do të kërkojë informacione në 19 institucione. Report Tv ka zbardhur të plotë listën e këtyre insitucioneve prej të cilave do të kërkohet informacione si edhe dokumentet konkrete që u nevojiten. Megjithatë, sqarohet se Komisioni Hetimor përveç marrjes së informacioneve zyrtare, kanw njoftuar se do të përdorin të gjitha metodat e hetimit përfshirë kqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse.

" Konkretisht, do të kërkohen ndër të tjera, por pa u kufizuar vetëm në to, dokumentet apo informacionet e mëposhtme:
Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
Informacione apo dokumente të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për numrin e shtetasve të ndaluar, të arrestuar dhe numrin e rasteve të referuara për krime zgjedhore;
Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit mbi gjendjen e rezervave të shtetit në depozitat qëndrore dhe lokale për cdo muaj në përiudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Inspektoriati Qëndror dhe të gjitha inspektoriatet e tjera që veprojnë në Shqipëri për numrin e inspektimeve të kryera, numrin e gjobave dhe sanksioneve të vendosura, numrin e sanksioneve/gjobave të revokuara me vendim administrativ/gjyqësor në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga Agjencia e Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncesioneve, PPP-ve për periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga bashkitë dhe Këshilli Kombëtar i Territorit për numrin e lejeve të ndërtimit të dhënë në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për numrin e lejeve të legalizimeve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin për numrin e banesave të ndërtuara/rindërtuara, për të cilat janë dhëne celësat e banesave në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për numrin e shtetasve shqiptarë që ndryshuan adresat e banimit në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Departamenti i Administratës Publike për numrin e punonjësve të institucioneve publike, vendore apo qëndrore, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga 61 bashkitë e vendit, agjencinë e varësisë dhe kompanitë publike, për numrin e punonjësve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkitë e vendit lidhur me nmrin e familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike, apo shtesa të përhershme/përkohshme të masës së ndihmës, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës, Tiranë, Kavajë, Lezhë, Rrogozhinë, Vorë, Krujë, Lac dhe Mirditë për shpërblimet e dhëna familjeve të prekura nga tërmeti, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me fazën e hetimeve lidhur me bërjen publike të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës;
Informacione apo dokumente nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile lidhur me mbledhjen, përpunimin, administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
Informacione apo dokumente nga Ministria e Brendshme lidhur me numrin e shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, vecanërisht atyre që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut;
Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin e RSH-së në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021, nga Republika e Greqisë dhe Maqedonia e Veriut; listën e plotë të këtyre personave;
Informacione apo dokumente nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me rimbursimet, tollonat e karburantëve dhënë fermerëve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Çdo informacion tjetër të nevojshëm për përmbushjen e detyrave nga ana e Komisionit, sipas objektit të punës së Komisionit", thuhet në dokument.


Lajmi kryesor:

Konstituohet Komisioni Hetimor për 25 prillin, raporti final në 12 janar 2022! Kërkesë për informacion në 19 institucione, Rama dhe 21 zyrtarë të tjerë do thirren dëshmitarë! Lista


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi