25 prilli, Soreca: 50 ekipe të BE do monitorojnë qendrat e votimit dhe procesin e numërimit

25 prilli, Soreca: 50 ekipe të BE do monitorojnë qendrat e votimit dhe procesin e numërimit

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e  sotme një takim online më krerët e  misionit të BE në Shqipëri për të folur për përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 25 prillit. Soreca tha se 50 ekipe nga BE do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit si në qendrat e votimit dhe në procesin e numërimit.

"U takuan sërish sot krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri për të përfunduar përgatitjet për zgjedhjet e së Dielës  më 25 Prill. Trupi diplomatik i BE do të vendosë 50 ekipe vëzhguese në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të qëndrojnë aty gjatë procedurave të votimit dhe numërimit, në mbështetje të OSCE/ODIHR", shkruan Soreca.

Pas 4 ditësh Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare që do të përcaktojnë edhe qeverinë që do të drejtojë vendi për 4 vitet e ardhshme. Thirrjet e ndërkombëtarë kanë qenë të shpeshta ku thekson se presin një  proces zgjedhor transparent dhe zgjedhje të ndershme, pasi këto do të jenë edhe test për integrimin e vendit në BE.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite