Durrës/ 25 vite bashkëpunim mes Guardia di Finanza-s dhe policisë shqiptare, Rrumbullaku: Do angazhohem për ta konsoliduar akoma më shumë

Durrës/ 25 vite bashkëpunim mes Guardia di Finanza-s dhe policisë shqiptare, Rrumbullaku: Do angazhohem për ta konsoliduar akoma më shumë

Ceremonia e mbajtur në Portin e Durrësit

Pasditen e sotme në Portin e Durrësit, u zhvillua ceremonia e 25 vjetorit të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanzia. Në ceremoninë e mbajtur ishte i pranishëm edhe ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza-s Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana dhe Ambasadori Bucci vlerësuan bashkëpunimin si mjaft të shkëlqyer dhe theksuan se Policia shqiptare është një partnere e besueshme dhe profesionale, kontributi i së cilës ka bërë që bashkëpunimi, të forcohet edhe më shumë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë fjalës së tij, deklaroi se do të angazhohej për të pasur bashkëpunim akoma më të konsoliduar mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanzia.

“Pa dashur të paraqes statistika, ndonëse statistikat janë pasqyrë e bashkëpunimit, mendoj se në këtë 25-vjetor, panoramë më e mirë sesa statistikat, është ky event i përbashkët, gjatë të cilit kemi kurajo ta shikojmë njëri-tjetrin drejt në sy dhe plot krenari.

Me shumë mundim dhe përmes një angazhimi konstant, sot kemi një bashkëpunim të konsoliduar dhe ndajmë pa asnjë rezervë, çdo problematikë dhe shqetësim, për të gjetur zgjidhjen më efikase. Kjo është pasaporta më e mirë për Policinë e Shtetit shqiptar, pasaporta e besimit dhe e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë.

Dua t'ju garantoj se jam i angazhuar dhe i vendosur për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin e deritanishëm, të arritur me mund, profesionalizëm dhe me investim të pandërprerë, jo vetëm me GDF-në, por me të gjithë partnerët. Pavarësisht se nuk flasim të njëjtën gjuhë dhe s'i përkasim të njëjtit flamur, kemi mision të përbashkët të mirën e qytetarëve të vendeve tona.

Ta gëzojmë këtë 25-vjetor të bashkëpunimit dhe uroj të arrijmë edhe më shumë rezultate gjatë tij, midis nesh dhe midis brezave të ardhshëm që do të çojnë përpara stafetën e bashkëpunimit dhe të shërbimit sa më cilësor për qytetarët”- tha Rrumbullaku.

Ditën e djeshme, u mbajt edhe një konferencë e përbashkët mes antimafias italiane dhe SPAK, një takim gjatë së cilit, Arben Kraja tha se si rezultat i këtij bashkëpunimi, ishin arrestuar në total 120 persona ndërsa ishin sekuestruar 7 ton drogë.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion