Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Socialistët zgjedhin Vangjel Tavo kandidat për kryetar bashkie

Tiranë- Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet në bashkinë e Himarës.

‘Vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësuese e atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale. Shkojmë për të pasur një fushatë të qetë.’- u shpreh Blendi Klosi, kreu i grupit të PS-së.

Nga ana tjetër kongresi i Partisë Socialiste i cili ishte parashikuar që të mbahej në datë 20 korrik, është shtyrë dhe do të mbahet me datë 27 korrik.

4 gushti u caktua nga presidenti Begaj si datë për zgjedhjet e Himarës, pasi me praninë e Fredi Belerit në sallë, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

Lajm në përditësim...

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në autostradën e re Thumanë – Kashar, radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat

Trafik i rënduar në autostradën e re Thumanë – Kashar, radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat