25 vite në emigrim, kuksiani në Londër hap restorant me kuzhinë italiane: Fillimi i vështirë, s'kishim kushte! Në shtëpi na futej shiu brenda

Teksa futemi në restorantin e tij, Esatin e gjejmë duke punuar në kuzhinë....

50 vjeçari nga fshati Myç-Mamëz i Kukësit ka emigruar në vitin 1997, fillimisht në Itali e më pas në Gjermani e Zvicer derisa mbërriti në Angli në ’99-ën. Bashkë me bashkëshorten dhe tre djemtë sot jeton e punon në një nga zonat më të shtrenjta në veri-perendim të Londrës.

“Jetoj në Angli në veri-perendmim të Londrës. Është një zonë shumë e shtrejntë. Kemi hapur një restorant me gatime italiane për të cilin jam i specializuar. Kam 23 vite në Angli. Kam edhe tre vite të tjera para se të vija këtu. Kam qenë në Itali, Zvicër e Gjermani", tha Esat Spahia.

Esat Spahia thotë se nga Shqipëria u largua për shkaqe ekonomike, por dhe mungesa e sigurisë.

“E mora rrugën e emigrimit për shumë arsye ekonomike se në atë kohë në Kukës, ishte shumë vështirë të ndërtoje një biznes sepse kishte shumë kundërshtarë dhe po të dëshiroje të bëjë një biznes mundohej tjetri për ta marrë biznesin. Unë punoj me nje zonë ku jetojnë çifutët, si i thonë në shqip. Por çifutët kurrë nuk e bëjnë një biznes të njejtë, por bëjnë një biznes tjetër. Kurse te ne thonin t'ia marrë Esatit biznesin dhe jo të bëjnë një biznes tjetër”, tha Esat Spahia.

Për të nuk ka qenë e lehtë të ndërtojë jetën në emigrim, pasi ka pasur dhe dështime në punë.

“Në fillim ishte shumë vështirë dhe deri këtu kemi arritur me shumë vështërsi. Nuk kishe punë, banim. Rrinim në shtëpi të pa banuara në kushte shumë të vështira ku binte shiu në kokë. Por me kalimin e kohës kushtet u përmisuan dhe vazhduam dhe jeta erdhi siç e mendonim.Kam hapur në 2008 një lokal Londër por nuk pata sukses. Kam qenë patner me një Tropojan. Nuk patëm sukses dhe u detyruam ta mbyllim. Tani arriti momenti që të hap tjetrin meqenëse është zanati im pasi vazhdimisht kam punuar në restorante”, tha Esat Spahia.

Nuk e mendon rikthimin edhe pse i mungon vendlindja. Ndërsa për të rinjtë që marrin rishtazi rrugën e emigrimit thotë se nuk është e lehtë të ndërtosh jetën në vend të huaj.

“Na mungon vendi jonë. Kemi shumë dëshirë për vendin tonë sepse kemi lindur dhe jemi rritur dhe do ta duam vendin tonë deri në vdekje. Në Angli, duhet të punosh shumë që të arrish tek një biznes”, tha Spahia.

Esat Spahia dëshmon se si përkushtimi dhe puna e ndershme ka bërë që ai t’ia dalë mjaft mirë duke siguruar një jetë më të mirë.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjin Bue Shpata: 12/03/2023 21:35

    Veri perëndim e Londrës është Woodgreen - aty ku ka përqendrim shqiposh. Vetëm zonë e pasur s'mund të quhet :)

    Përgjigju
    • Unë: 13/03/2023 06:34

      Wood Green nuk është veriperendim

  • Lala: 12/03/2023 21:08

    Restaurant Italian me fli kuksi.lat nom.po boni ushqimet shqiptare mer se aw shqiptare sa ka Anglia plot do e kesh.

    Përgjigju
    • Lala: 13/03/2023 11:29

      U merzite TI shoku.ne Californi ka edhe byrektore shqiptaresh e plot rrin.ti do jesh rrit me aragosta.dukesh

    • Byrek me kos: 12/03/2023 22:20

      Hahaha. Te gjithe eksperte per punet e tjetrit shqiptaret. Dihet qe shqiptaret hane gjelle ne shtepi edhe nuk e shpenzojne lekun kollaj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë