Foto: Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, duke nderuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se kujton jetët e humbura dhe njerëzit që u shfaqën si heronj në New York, Pennsylvania dhe Virginia.

“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan” shkroi ambasada në faqen zyrtare në Facebook.


Lajmi kryesor:

25 vjet nga sulmet terroriste në SHBA, Begaj: Amerika ky komb i madh e i fortë i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë