Partia Socialiste u ka bërë thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Thirrja është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas takimit konsultativ me Presidentin Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Partia Socialiste i bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në Zgjedhjet Vendore 2027. Bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje!”, u shpreh Balla.

.


Lajmi kryesor:

Begaj dekreton 9 majin për zgjedhjet vendore 2027! Opozita refuzoi konsultimet, data u propozua nga PSD e Tom Doshit (VIDEO)