25 vjeçari amerikan riinfektohet me COVID-19, hera e dytë e infektimit ishte me simptoma më të rënda

Një  pyetjet nga kryesore që shtrohet në lidhje me infektimin me Covid-19, është për sa kohë është i mbrojtur dhe sa mirë është i mbrojtur një person pas infektimit.

Për disa viruse, infeksioni i parë mund të sigurojë imunitet gjatë gjithë jetës, por për Covid-19, imuniteti mbrojtës është jetëshkurtër.

Në një studim të bërë publik nga The Lancet, revista e njohur mjekësore në botë, paraqiten katër rastet e rinfektimit me Covid-19 në botë, ku merret në fokus qëndror rasti i një 25 vjeçari nga Nevada.  I riu fillimisht  rezultoi pozitiv në 18 Prill 2020 dhe më pas në 5 Qershor 2020,  me ndryshime të mëdha në shkallën e infektimt dhe simptomave.

25-vjeçari herën e parë  kishte dhimbje  fyti, kollë, dhimbje koke, të përziera  dhe diarre në fund të Marsit por u shërua në fund të Prillit.

Në fund të majit, ai shkoi në një qendër të kujdesit urgjent me simptoma të ngjashme të virusit dhe pesë ditë më vonë, ai kishte mungesa të theksuar të oksigjenit në gjak dhe vështirësi në frymëmarrje.  

Ky është individi i parë në Amerikën e Veriut që duket se është ri-infektuar me virusin dhe ai bashkohet me një numër të vogël të rasteve në mbarë botën.

Vetëm një pacient tjetër në Ekuador, duket se ka zhvilluar simptoma më të rënda herën e dytë, shkruajnë shkencëtarët në The Lancet.

Mbetet e panjohur se për sa kohë njerëzit që janë infektuar më COVID-19 janë imunë, megjithëse shumë ekspertë kanë thënë se ka të ngjarë të jenë imunë për një periudhë të caktuar kohe.

Një studim inkurajues në Islandë tregoi se antitrupat që ndihmojnë njerëzit të luftojnë kundër virusit ka të ngjarë të zgjasin për të paktën katër muaj ndërkohë që në mbarë botën vazhdojnë përpjekjet për zbulimin e një vakjsinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë