TIRANË- Një ditë pasi një 25 vjeçar mbeti i dëmtuar gjatë kohës që po punonte, është vënë në pranga inxhinieri dhe procedohet penalisht pronari i firmës ndërtuese të një pallati në ndërtim.
Policia arrestoi në flagrancë 47 vjeçarin me iniciale E. K., me detyrë inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, si dhe u procedua penalisht 44 vjeçari S. P., pronari i firmës ndërtuese, sepse ditën e djeshme, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka rënë nga lartësia si pasojë e mos vendosjes së barrierave mbrojtëse në skelën e ndërtuar.
Si pasojë e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë, 25 vjeçari me iniciale P.N, është rrëzuar dhe tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Komente


Prapë Skela Syla? Sa ma shumë i vdesin punëtorë i vdesin në punë këtij pukjanit aq më i famshëm e i pasur bëhet!!!!!??? Këto janë çudirat shqiptare. Sa më i pashkollë dhe hajdut e vrasës aq më shumë çanë në jetë bën pasuri e bëhesh edhe deputet! Dhe e vërteta është se popullit tonë i pëlqejnë këta njerëz. Jetojmë me mitin e individit.
Përgjigju