25-vjetori i ditës së rinisë/ Të rinjtë do të përzgjedhin logon zyrtare

/ATSH/-Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka ndërmarrë nismën "25 ditë aktivitete për 25-vjetorin e Ditës së Rinisë", ndërkohë që çdo i ri do të  mundë të zgjedhë logon zyrtare të ketyre aktiviteteve.
Në kuadër të 25-vjetorit të lëvizjes studentore, që kulmoi pikërisht më datën 8 Dhjetor, kjo nismë do të ketë dhe logon e vet, që do ta shoqërojë atë në çdo aktivitet dhe që do stampohet në çdo bluzë të të gjithë atyre të rinjve që do bëhen pjesë e saj.
Për këtë qëllim, nisur edhe nga sugjerimet e të rinjve, Ministria e Mirëqenies Sociale ka përgatitur 4 logo, të cilat pavarësisht ndryshimeve në dizenjim, simbolizojnë pikërisht 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Por vetëm njëra prej tyre do jetë logo zyrtare. Atë mund t'a zgjedhë çdo i ri, duke dhënë vlersimin për logon më të mire. Aktivitetet do të nisin më 14 nëntor dhe për 25 ditë me radhë, ato do të vijojnë në çdo qytet të vendit, jo vetëm për të festuar, por edhe për të diskutuar dhe njohur me të gjitha problematikat me të cilat përballet rinia sot.
Nga ana e tij, Ministri Klosi e konsideroi datën 8 Dhjetor , shumë e rëndësishme në historinë e vendit tonë. "Eshtë një datë që transformoi dy epokat, është datë që ndryshoi përqasjen politike dhe jetën e mëtejshme të vendit tonë", tha Klosi gjatë prezantimit të kalendarit të aktiviteteve. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social