250 mln lekë dëm shtetit,ndjekje
penale ish-kreut të Prokurimeve

Ish-kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Gentian Kerri dhe dy ish-anëtarë të këtij institucioni kallëzohen penalisht në Prokurori për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik në vlerën e 248.8 milionë lekëve.

Kallëzimi është depozituar në fund viti Prokurorinë e Tiranës ndërsa nga hetimi administrativ i KLSH ka rezultuar se Kerri në bashkëpunim me dy ish-vartësit e tij ka shpallur fitues në një prokurorim publik firmën e skualifikuar më parë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. 

Gjithashtu, referuar gjetjeve të auditimit rezulton që KPP ka vendosur që të kualifikojë dhe shpallë si fitues operatorin ekonomik me ofertën më të lartë ndërkohë që asnjëri prej operatorëve ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikuese, sqaron KLSH-ja. Tenderat të cilat KPP ka shpallur fitues padrjetësisht lidhen me blerje bara gjaku për nevoja spitalore, blerje pese copë furgon të blinduar si dhe tenderin për mirbajtien e rrugës Tiranë-Ndroq-Romanat, Plepa Ura e Farkës.

Sipas raportit auditues të KLSH rezulton se “KPP ka shpërfillur në mënyrë flagrante dokumentacionin bashkëlidhur ankesave të operatorëve ekonomik si dhe atë të operatorëve të tjerë ekonomik ndaj të cilëve drejtohej ankimi duke konkluduar më pas në mënyrë të paargumentuar në kualifikimin dhe skualifikimin e tyre, kjo e konfirmuar në një rast edhe nga vendimmarrja e Gjykatës Administrative, Tiranë”.

Tre tenderat ku është abuzuar me fondet publike
Më konkretisht në kallëzimin penal të hartuar nga KLSH evidentohet vendimmarrja e paligjshme e KPP në lidhje me ankesat e bëra në këtë institucion për tre procedura prokurimi dhe më konkretisht:

1. Vendimi nr. 302 datë 6.5.2016 në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “B3- Blerje barna gjaku dhe organet formuese të gjakut për nevoja spitalore” - Loti 12, me fond limit 55,127,233 lekë, i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) në vitin 2016.

2. Vendimi nr. 84 datë 19.2.2016 lidhur me procedurën e tenderit me objekt “Blerje furgon i blinduar i përdorur (copë 5)” - Loti II, me fond limit 15,500,000 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 29.12.2015, nga autoriteti kontraktor Posta Shqiptare sh.a.

3. Vendimi nr. 43/2016, datë 22.01.2016, në lidhje me ankimin e bërë në lidhje me prokurimin me objekt: “Mirëmbajtje bazuar në performance segmentet rrugore Tirane-Ndroq-Romanat, Plepa Ura e Farkës etj 58,3 km (AK-Drejt. Rajonale Qendër Tirane)”, me fond limit 47,357,107 lekë.

"Në vendimet e mësipërme, KPP ka shpërfillur në mënyrë flagrante dokumentacionin bashkëlidhur ankesave të operatorëve ekonomik si dhe atë të operatorëve të tjerë ekonomik ndaj të cilëve drejtohej ankimi duke konkluduar më pas në mënyrë të paargumentuar në kualifikimin dhe skualifikimin e tyre, kjo e konfirmuar në një rast edhe nga vendimmarrja e Gjykatës Administrative, Tiranë", thuhet në kallëzimin e KLSH.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur