257 ton kanabis e kultivuar në
91 ha tokë vetëm në 3 muaj

257 ton kanabis e kultivuar në<br />91 ha tokë vetëm në 3 muaj
TIRANE-Vetëm në 3 muajt e fundit në Shqipëri janë sekuestruar mbi 51 ton kanabis sativa.

Sasitë më të mëdha të drogës janë kapur dje në Llakatund të Vlorës me 15.1 ton, në Përmet 11.6 ton, 8 ton janë sekuestruar në Itali, pasi  kishin arritur të kalonin ndërsa rreth 4 ton janë gjetur pak javë më parë në Mat e Skrapar. Këto nuk janë ngarkesat e vetme, pasi në sasi më të vogla, droga e sekuestruar ka qenë thuajse e përditshme.

Por nëse marrim parasysh sasinë e kanabisit teksa trafikohej dhe llogarisim se bima e kanabisit është afro pesë herë më e rëndë në proces kultivimi apo korrje, rezulton se sasia e drogës së kultivuar është pesë herë më e madhe.

Sipas ekspertëve një bimë kanabisi përbëhet nga 80% ujë dhe 20% gjethe e kërcell,  dhe pas tharjes pesha është 5 herë më e vogël. Nëse në Shqipëri në 3 muajt e fundit janë kapur 51 466 kg kanabis i thatë, apo 51 ton, kjo do të thotë se pesha e kanabisit të njomë është 257 330 kg, 257.3 ton.

Sipas ekspertëve të Policisë që merren me luftën kundër kanabisit, një bimë prodhon rreth 2.5 kg kanabis të njomë ose 500 gr marijuanë të thatë. Kjo do të thotë se për prodhimin e 257.3 ton kanabis, në territorin e Shqipërisë janë mbjellë rreth 102 932 rrënjë kanabis, nëse marrim parasysh faktin se një bimë kërkon rreth 1.5 m2 hapësirë për tu rritur. Dhe kjo sipërfaqe vetëm duke llogaritur drogën e kapur në 3 muajt e fundit.

Kanabisi ne 91 ha, baraz me 230 fusha futbolli ose sa gjysma e Beratit
Nga një raport që Guardia Di Financa i ka dorëzuar Policisë Shqiptare për Lazaratin, ka rezultuar se në atë zonë vetëm 1 km larg Gjirokastrës, prodhoheshin rreth 900 ton marijuanë në vit, në një sipërfaqe prej 319 hektarë.

Nëse ndjekim të njëjtën llogjikë përllogaritje rezulton se 257 ton drogë të jenë mbjellë në një sipërfaqe prej 91.7 hektarë. Kjo sipërfaqe, pra 91.7 hektar, është e përafërt sa gjysma e qytetit të Beratit, ose sa 230 fusha futbolli.
Ndërkaq, sipas raporteve të Policisë Italiane, droga që sekuestrohet është vetëm 1 e 10-a e asaj që kultivohet e më pas trafikohet.

Nëse marrim parasysh këtë të dhënë, atëherë droga e kultivuar dhe e trafikuar nga Shqipëria është në nivele marramendëse.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbrazja e Shqipërisë, 'amnistia' Bardhi dhe liria e shtypit

Zbrazja e Shqipërisë, 'amnistia' Bardhi dhe liria e shtypit