25-vjeçari qëllon me thikë një 24-vjeçar në Fier, xheloz për ish-gruan! Prangoset nga policia autori (EMRI)

25-vjeçari qëllon me thikë një 24-vjeçar në Fier, xheloz për ish-gruan! Prangoset nga policia autori (EMRI)

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në fshatin Levan në Fier. Arbër Rasho 25-vjeçar ka qëlluar me thikë 24-vjeçarin, iu cili më pas është transportuar për në spitalin e Fierit. Sherri ka ndodhur për motive xhelozie për ish-gruan. Bëhet fjalë për një familje rome nga  Njësia Administrative Levan.  Policia njofton se ka vënë në pranga autorin.

"Pas marrjes së njoftimit se në lagjen "1 Maj", Levan, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi N. O., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. R., i cili mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin N. O., 24 vjeç, banues në Levan.   24-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", shtetasin A. R., 25 vjeç, banues në Levan, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion