VLORË- Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë sot, pasi u rrëzua aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije turistike të ankoruar pranë portit Vlorë. Pas aksidentit, e reja, ende e paidentifikuar, u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.  Dyshohet se ajo ka qenë nën efektin e alkoolit dhe me shtetësi italiane, por ende nuk dihet nëse ka qenë vetëm apo e shoqëruar në anije.

Sipas mjekëve e reja kishte disa fraktura në kokë dhe probleme me frymëmarrjen, që mendohet se janë shkaktuar nga përplasja e kokës kur ka rënë nga anija dhe sasia e ujit që ka pirë.

Ndërkohë për ngjarjen është arrestuar një nga punonjësit në anije, Aleksandër Golemaj 47 vjeç, i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Aktualisht grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Anija ‘Liburna’, nga ku ra 25-vjeçarja, është një anije turistike që operon në linjës Vlorë-Sazan-Karaburun, ku turistë të shumtë shijojnë pamjet e këtyre vendeve nga bordi. Anija prej druri ofron muzikë dhe pije për turistët në bord, një mënyrë argëtimi gjatë sezonit veror.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:03
Shëtit turistët nga Vlora në Sazan e Karaburuni, ja anija turistike ku humbi jetën 25-vjeçarja

Anija ‘Liburna’ është një anije turistike që operon në linjës Vlorë-Sazan-Karaburun, ku turistë të shumtë shijojnë pamjet e këtyre vendeve nga bordi. Anija prej druri ofron muzikë dhe pije për turistët në bord, një mënyrë argëtimi gjatë sezonit veror. Në këtë anije paraditen e sotme 25-vjeçarja, që mendohet se ishte me shtetësi italiane dhe e dehur, ka rënë gjatë kohës që duke zbritur, ndërsa anija ka qenë e ankoruar.

Ora 21:02
Humbi jetën pasi ra nga anija e ankoruar në Vlorë, 25-vjeçarje dyshohet se ishte italiane! Kishte fraktura në kokë

25-vjeçarja që humbi jetën ditën e sotme në spitalin e Vlorës, pasi ra nga një anije e ankoruar në tentativë për të zbritur nga ajo edhe nuk është identifikuar, por mendohet se vajza mund të ketë shtetësi italiane. Ende nuk dihet nëse ajo ka qenë e shoqëruar apo vetëm, por sipas mjekëve e reja kishte disa fraktura në kokë dhe probleme me frymëmarrjen, këto mendohet se janë shkaktuar nga përplasje e kokë kur ka rënë nga anija dhe sasia e ujit që ka pirë.

Aktualisht hetuesit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.