25-vjetori i Çlirimit, Rama në Kosovë: Rugova ati themelues, pa të s'do kishte liri! Mesazh Kurtit: S’bëjmë dot pa aleatët e mëdhenj

PRISHTINË- Në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO-s, kryeministri Edi Rama ishte sot (10 qershor 2024) në Prishtinë, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani. Në axhendë nuk ishte planifikuar një takim me homologun Albin Kurti, por mesazhet për të nuk munguan.

Kreu i qeverisë preferoi të mos e përmendë me emër, por teksa vlerësoi rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, një mesazh e nënkuptoi për Kurtin. Rama tha se figura e Rugovës na kujton se sa të vegjël jemi dhe se nuk bëjmë dot pa ndihmën e aleatëve të mëdhenj. Mesazhin në vendin e tij, Kurtit zgjodhi që t’ia japë duke përmendur një shprehje të Kosovës, ‘nuk kemi qare pa miqtë dhe aleatët e mëdhenj', SHBA e BE, të cilët edhe ndërmjetësojnë procesin e dialogut me Serbinë.

"Mësimi i Ibrahim Rugovës është i jashtëzakonshëm. Është mësimi i madh për të gjithë ne sepse na kujton që sado të mëdhenj dhe sado të mbështetur të jemi nga njerëzit tanë, mbetemi një popull i vogël në dy shtete të vegjël që siç thoni ju në Kosovë: “nuk kemi qare pa miqtë dhe aleatët e mëdhenj”, u shpreh Rama. 

Ati themelues i Kosovës, e quajti Rama, Ibrahim Rugovën në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi” në nder të figurës së tij.

“Ibrahim Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike ishte një shqiptar si i dalë nga brinjët malore të historisë sonë, një intelektual si i nxjerrë nga koleksioni i portreteve të periudhës romantike, një politikan si i rrahur me vajin dhe me uthullën e odës patriarkale, një udhëheqës si i krijuar për të mos u futur dot në asnjë kornizë të gatshme, një figurë që dhe sot e gjithë ditën është tejet e vështirë ta përmbledhësh si një të tërë pa i hyrë në hak harmonisë mes pjesëve”, tha Rama.

Rama vlerësoi rolin vendimtar të Rugovës dhe rrugëtimin e tij deri në shpalljen e Kosovës së pavarur. Pa Ibrahim Rugovën s’do kishte pasur UÇK, as ndëhyrje nga NATO dhe as liri, u shpreh Rama.

“Pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte patur Ushtri Çlirimtare të Kosovës sepse pa luftën që ai filloi në paqe, nuk do të ishte arritur kurrë paqja e fituar me luftë, se pa miqtë e mëdhenj që Ibrahim Rugova ia bëri Kosovës, pushkët e UÇK-së nuk do të jehonin dot mbi Beograd përmes bombave të NATO-s. Ndërsa kohët që paqja të kërkonte luftën, që lufta të mundësonte paqen, mund të mos kishin ardhur kurrë.

E për të finalizuar procesin e njohjes së Kosovës dhe për të siguruar rrugëtimin e saj europian, Rama këshilloi Kurtin se duhet të heqë dorë nga loja si macja me miun me Serbinë dhe të afrohet me Bashkimin Europian.

“Ky konfrontimi macja me miun në tavolinë nuk e çon asgjëkundi. Serbia mund të mos dojë kurrë të njoh Kosovën, por Kosova duhet që të përparojë në pikën që të gjithë ta njohin vendet e tjera si një shtet model që përmbush të gjitha standardet që duhet të qëndrojë bashkë me vendet e tjera”, tha ai.

Rama ishte i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri Italian Massimo D'Alema dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Ndërsa po sot, në Kosovë u kthye për herë të tretë ish-kryeministri britanik Toni Blair, njeriu kyç që vuri në lëvizje ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit në vitin 1999.

Vijimi i Axhendes së Ramës

Më pas Rama u prit nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme u nderua me Çelësin e Qytetit. Kryeministri do të marrë pjesë edhe në çeljen e ekspozitës së veçantë “Reporting House”, një retrospektivë e mediave gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku përmes artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët do të njihen me historinë e luftës së viteve 1998-1999 dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
Rama në Prishtinë mesazh Kurtit: Hiq dorë nga loja 'macja me miun' me Serbinë! Kosova nuk ka pse të humbë kohë duke vrapuar rreth vetes së vet

Kosova duhet që të ecë përpara dhe të përmbush standardet e një shteti model, pavarisht se Serbia nuk do ta njoh si shtet të pavarur.

Është shprehur kështu kryeministri Edi Rama, sot nga Konferenca Ndërkombëtare për 25-vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s "Rugova dhe Perëndimi".

Kryeministri Rama, ka vijuar kritikat ndaj Albin Kurtit duke thënë se duhet që të afrohet me vendet e BE dhe të heq dorë nga loja që kryeministri e cilësoi si loja ‘macja me miun’ me Serbinë.

“Nëse Kosova do të dilte nga loja macja me miun me Serbinë dhe me një ekip uniteti do ti drejtohej BE dhe të thoshte ne s’duam të flasim me Serbinë, por jemi këtu të flasim me BE, për të përmbushur detyrimet që kemi ne si Republikë e Kosovës në kontekstin e standardeve të BE për tu afruar me ju, pastaj se ca bënë Serbia është punë e saj. Kjo ky konfrontimi macja me miun në tavolinë nuk e çon asgjëkundi. Serbia mund të mos dojë kurrë të njoh Kosovën, por Kosova duhet që të përparojë në pikën që të gjithë ta njohin vendet e tjera si një shtet model që përmbush të gjitha standardet që duhet të qëndrojë bashkë me vendet e tjera”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Kosova nuk duhet që të humb kohë duke vrapuar pas vetes, por duhet që të ecë përpara. 

Serbia mund të mos dojë kurrë që t’i qaset idesë se duhet të njohë Kosovën, por kjo nuk duhet ta pengojë Kosovën që të përparojë në pikën ku të gjithë ta pranojnë dhe ta njohin si një shtet model që përmbush të gjitha standardet për të qëndruar bashkë me të tjerët në komunitetin e shteteve dhe unë jam i bindur që kjo gjë nuk është fantazi, kjo gjë është e arritshme, jam i bindur që kjo do ta nxirrte Kosovën nga kurthi ku e ka futur Serbia me provokimet e veta të vazhdueshme por edhe ku në një farë mënyre është futur për shkak të shfrytëzimit të politikës së jashtme si politikë e brendshme. E thashë dhe më parë, ne jemi një popull gjithsesi i vogël, kemi dy shtete gjithsesi të vogla, ne nuk jemi kërthiza e  botës dhe sa herë kemi menduar që jemi kërthiza e botës, e kemi pësuar shumë keq dhe sa herë që kemi kuptuar që duhet të jemi si “trimi i mirë me shokë shumë” dhe se duhet ta kthejmë investimin e Ibrahim Rugovës dhe investimin e shumë të tjerëve, jo vetëm shqiptarë, por edhe miqve tanë ndërkombëtarë në një kapital për të ardhmen, aq herë ne ia kemi dalë të bëjmë gjënë e duhur. Kështu që në këtë sens për t’iu përgjigjur pyetjes se si e shoh Kosovën sot, Kosova është shumë e bukur, Kosova  i ka të gjitha mundësitë dhe Kosova nuk ka pse të humbë kohë, duke vrapuar rreth vetes vet. 

I ka të gjitha ato që i duhen, i ka të gjithë partnerët aleatët miqtë që i duhen, i ka të gjitha resurset e veta të mjaftueshme, ka talente, ka njerëz, ka energji, ka forcë, ka të gjitha; thjesht dhe vetëm Kosova duhet - kemi një shprehje ne në Shqipëri, nuk e di a e keni këtu, kur thonë ‘’duhet t’i tregojë targën’’, domethënë kur ikën makina përpara, se këtu flitet shumë për targa, - duhet t’i tregojë targën Serbisë dhe të ikë përpara dhe Serbia pastaj të bëjë çfarë të dojë se në fund të fundit nuk mund të mbahet fati i Kosovës lidhur me interesat apo me pafuqinë e Serbisë për t’u përballur deri në fund me të shkuarën e vet.

Ama një realitet demokratik, vibrant, i paqtë, një realitet që i përgjigjet vizionit të Ibrahim Rugovës në të përditshmen e Kosovës, do të ketë të gjithë energjinë pozitive për ta bërë të pamundur për më tutje, marrjen peng nga Serbia, ndërkohë që Kosova ka fituar luftën dhe që paqen e plotë mund ta arrijë, jo me mjetet e luftës po me facebook, por me mjetet demokratike evropiane" 

Nga Konferenca Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s "Rugova dhe Perëndimi", Edi Rama u shpreh se koha kur Kosova ka ‘mundur’ Serbinë ka qenë kur politika e brendshme e Kosovës nuk u shfrytëzua për politikë të jashtme, duke iu referuar kohës kur në pushtet ka qenë Ibrahim Rugova.

“Koha me e suksesshme e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare si një subjekt edhe pse ende i njohur nga shumë shtete si shtet i pavarur, por si një subjekt në tryezë ka qenë kohë e të ashtëquajturitë ekip uniteti dhe Ibrahim Rrugova duke e parë me sytë e të sotmes, sepse ai është një figurë që sa më shumë kalon koha aq më shumë bëhet i madh dhe duket i paarritshëm, ai nuk e shfrytëzoj personalitetin e tij ndërkombëtar, ai ishte njeri që i hapeshin dyert si person, nuk e shfrytëzojë për të bërë politik të brendshme me politikën e jashtme, por ai u ulë si një anëtar i një ekipi uniteti, ku ishin të gjithë të barabartë. Ajo ka qenë koha kur ka arritur që Kosova ta mund Serbinë në tavolinë”, tha ai.   

Ora 13:46
Kosova t'i tregojë 'targën' Serbisë! Rama: S'ka pse të humbë kohë duke vrapuar rreth vetes së vet

Ndasitë e kryeministrit Edi Rama me kryemistrin Albin Kurti janë evidente dhe të dukshme.

Kryeministri Edi Rama e ka kritikuar shpesh homologun Kurti për politikën e tij të jashtme se e shfrytëzon për politikë të brendshme.

Kosova është shumë e bukur. I ka të gjitha mundësitë. Nuk ka pse të humbë kohë duke vrapuar rreth vetes së vet. I ka të gjitha ato që i duhen, partnerët, aleatët miq që i duhen, ka talente, energji thjesht duhet ti tregojë ‘targën’ .. dmth kur ikën  makina përpara) – ti tregojë targën Serbisë, e të ikë përpara e Serbia të bëjë ctë dojë nuk mund të mbahet fati i Kosovës me interesat apo pafuqinë e Serbisë për tu përballur me të shkuarën e vet, tha Rama në panelin e parë të Konferenca Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s "Rugova dhe Perëndimi'.

 

Ora 13:19
25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Rama mesazh Kurtit: Rugova na kujton sa të vegjël jemi, nuk bëjmë dot pa aleatët e mëdhenj

 

Nga Kosova, në 25-vjetorin e Çlirimit, kryeministri Rama në fjalën e tij nuk la homologun Albin Kurti pa një mesazh. Ndonëse nuk e përmendi me emër, teksa fliste për Ibrahim Rugovën, Rama tha se ai na kujton se sa të vegjël jemi pa mbështetjen e miqve dhe aleatëve të mëdhenj.

Gjatë vizitës në Kosovës, Rama u takua vetëm me Osmanin, ndërsa në axhendë nuk ishte parashikuar takim me Kurtin.

Mesazhin në vendin e tij ia tha duke përmendur një shprehje të Kosovës, ‘nuk kemi qare’ pa miqtë dhe aleatët e mëdhenj.

“Është shumë për të qarë hallin sot që pas kaq shumë vitesh duket sikur Rugova mbetet i vetmi në këtë shtet që e dinte se të kesh paqe të plotë s’do të thotë thjesht të arrish në mungesë konflikti, por të vendosësh një drejtësi afatgjatë brenda dhe tej kufijve. Rugova kishte kuptuar dhe e gjithë rruga e tij e rrezaton këtë, edhe një të vërtetë që shumëkush sot e gëlltit me vështirësi ose refuzon fare që ta gëlltisë të vërtetën se për të realizuar një drejtësi afat gjatë, asnjë popull nuk është i vetëmjaftueshëm, nuk vlen bindja e atyre që na ndjek me fanatizëm nuk vlen asnjë lek nëse nuk arrijmë të bindim edhe kundërshtarët. Udhëheqja në kërkim të paqes së plotë, matet nga mjeshtëria për të ndërtuar metër pas metri urat e bashkëpunimit. Ibrahim Rugova na kujton që sado të mëdhenj dhe të mbështetur të jemi nga njerëzit tanë, mbetemi një popull i vogël në dy shtete të vegjël që siç thonë ju në Kosovë ‘nuk kemi qare’ pa miqtë dhe aleatët e mëdhenj.

Ai ua njihte mirë shqiptarëve si vuajtjet dhe krenarinë, duke kuptuar si askush tjetër se dallimet politike mes dy shteteve janë një gjë dhe fatet e përbashkëta të një kombi janë një krejt tjetër. Ai vinte nga shtrati i kulturës dhe ishte një lexues i shpirtit të kombit dhe kuptonte se ai shpirt i kombit qëndron mbi kulturën e traditat e veta. Ai ishte i bindur se dialogu ndërkulturor i shërbente një themeli të përbashkët të një historie dhe besonte në demokracinë perëndimore. E dinte shumë mirë se pas gjakhumbjes vjen paqja. Madhështia e tij qëndron në faktin se paqen e plotë nuk e shihte si poshtërim të të mundurve, por si ngadhënjim të të porsalindurve. Gjatë sëmundjes kishte vetëm një pishman, siç më kanë thënë miqtë e tij të afërt…”, tha Rama.

 

Ora 13:03
25-vjetori i Çlirimit, Rama: Ibrahim Rugova ati themelues i Kosovës së lirë, i dha të vetmen pasuri, miqtë ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Gjatë konferencës ndërkombëtare për 25-vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s “Rugova dhe Perëndimi”, kryeministri Rama foli Ibrahim Rugovën, rolin dhe rrugëtimin e tij deri në shpalljen e Kosovës së Pavarur.

Ati themelues të Kosovës të lirë e quajti Rugovën, ndërsa e cilëson se konsideron si një gjeni dhe më atipikun nga politikanët shqiptarë.

Rama tha se Rugova i dha Kosovës të vetmen pasuri, marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

"Njeriu që ka shënjuar historinë e shqiptarëve me një gjurmë sa të rrallë aq edhe të domosdoshme. Sintezë e pashoqe mes revolucionarit, me urtësinë  e burrështetasit dhe burrështetasit me idealizmin e revolucionarit. Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike. Ishte si një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë.. Një intelektual si i nxjerrë nga koleksioni i port të periudhës romantike, një politikan si i rrahur me vajin dhe uthullën e odës patriarkale, një udhëheqësi si i krijuar për të mos u futur dot në asnjë kornizë të gatshme.

Ai ishte dhe mbetet me atipiku i politikanëve shqiptarë. I papërsëritshëm, i paimitueshëm, i pashpjegueshëm deri në fund për mënyrën se si arriti t’iu imponojë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm që duket sikur rri në vend teksa formon shtratin e vet.

Kur u vetëshpall presidenti i Kosovës pati guximin e gjeniut për faktin se nuk rrezikoi jetën, por atë që jeta krijon dhe lë pas, emrin dhe personalitetin. Një presidenti zgjedhur pa pallat dhe pa komb, një njeri i vetëm i cili mes zallamahisë i dha popullit të vet një forcë të panjohur dhe të papërdorur ndonjëherë së paku në këtë pjesë të botës, forcën këmbëngulëse të ujit që gërryen gurin, pa ngut, pa përplasje, duke u ulur si gandi përballë kohës, me një besim të verbër tek aleanca me kohën dhe duke vënë një bast të pamundur të durimit në një mjedis social si ai shqiptarëve, ku durimi është mall i rrallë.

E vërteta e popullit të dhunuar të Kosovës nisi të fillojë të shquhet si një gur për tu çmuar në një llum padrejtësish historike.

Një president pa pallate komb, pritej në shtëpinë e bardhë, nga papa Gjon pali në Vatikan, duke e zgjeruar si një përrua shtratin e vet, vëmendjen ndër ndaj çështjes së Kosovës dhe duke ushqyer përkushtimin e palëkundur ndaj zgjidhje paqësore. Udhëheqja e Rugovës pati një aftësi të rrallë për ta lidhur fatin e vendit të tij të panjohur me fatin e botës demokratike, për ta integruar shqetësimin ekzistencial të një province të shtypur ne gjeopolitikën globale, duke bërë bashkë qëllimin e lartë dhe mjetin e urtësisë dhe duke e kthyer në kapital çdo hap të gabuar të armiqve, dhe duke i dhënë Kosovës të vetmen pasuri natyrore të mundshme, miqtë e saj ndërkombëtar. Pa Rugovën s’do kishte pasur UCK, pa luftën që ai filloi në paqe s’do ishte arritur paqja e fituar me luftë, pa miqtë e mëdhenj, pushkët e UÇK s’do jehonin mbi Beograd përmes bombave të NAT-s. Kohët që paqja të kërkonte luftën, që lufta të mundësonte paqen, mund të mos kishin ardhur kurrë. Me fjalët i vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia dhe strategjinë e tij të paqes për të fituar luftën, Rugova dëshmoi se besnikëria ndaj parimeve është mbytës pa largpamësinë dhe e dyta paqes së plotë i duhet diçka esenciale më shumë se sa fitorja e luftës me armë, i duhet shikimi i të shkuarës me sytë e të ardhmes, dhe jo shikimi i të ardhmes me sytë e të shkuarës", tha Rama. 

Ora 10:39
Blair: Shumë gjëra pozitive po ndodhin në Kosovë, janë mësim për tërë botën

 

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se në Kosovë janë duke ndodhur shumë gjëra pozitive, të cilat siç ka thënë, janë mësim për tërë botën.

Në një konferencë për media të hënën bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Blair ka deklaruar se mezi pret që të vijë dita kur Kosova të zë vendin në familjen e Kombeve të Bashkuara.

“Atëherë isha i bindur se ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe tani jam i bindur që duhet t'u rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj. Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën, dhe pres me padurim që ta pres ditën kur Kosova zë vendin e duhur në familjen e kombeve. Dua edhe njëherë të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kanë ndierë atë kohë, e ndjejnë tani dhe do ta ndjejnë edhe në të ardhmen”, është shprehur Blair.

Pas konferencës, ai do t’u drejtohet deputetëve të Kosovës në Parlament me një fjalim.

Ora 10:09
Osmani pret ish-kryeministrin britanik, Tony Blair: Kampion i popullit të Kosovës

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Blair shkoi në Kosovë në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të vendit, ku sot do t’i drejtohet Kuvendit. 

Presidentja e Osmani, e ka quajtur ish-kryeministrin britanik, Tony Blair “kampion të popullit të Kosovës”, ndërsa ka ndarë disa foto në Facebook. 

“Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, Kryeministër Tony Blair! 25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës”, ka shkruar e para e vendit.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MUJO ULQINAKU: 10/06/2024 18:08

    Z.tëgazetës mos u trishtoni nga e VËRTETA!Ajo dhëmb por nuk vret,dhe një herë LAVDI ZOTIT QË NUK PATËM shumë Rugova dhe Zogj,sps të 2 lanë ATDHEUN DHE për çudi njëri vodhi florinjt tjetrit ju dhanë rezidenca për tëzgjidhur hallet epopullit.LAVDI NËNËS QË KA DJEM QËJAN BURA DHE VAJZA NËNA SI VOJOT,QEMALËT,ADEMËT QË I VUNË GJOKSIN DHE BËNË SHQIPËRINË.

    Përgjigju
  • asolingo: 10/06/2024 16:31

    Perveç se nje artist Rama eshte politikani i duhur i gjithe shqiptareve.Njerzit e lashte nuk e kuptojne sepse nuk duan ta kuptoje.

    Përgjigju
  • mani: 10/06/2024 13:09

    E KA INAT RAMA KURTIN ,,,SE I KA THENE KURTI QE RAMA ESHTE NJE HAJDUT QE VJEDH POPULLKN E VET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës