25-vjetori i Çlirimit, Rama: Ibrahim Rugova ati themelues i Kosovës së lirë, i dha të vetmen pasuri, miqtë ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Gjatë konferencës ndërkombëtare për 25-vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s “Rugova dhe Perëndimi”, kryeministri Rama foli Ibrahim Rugovën, rolin dhe rrugëtimin e tij deri në shpalljen e Kosovës së Pavarur.

Ati themelues të Kosovës të lirë e quajti Rugovën, ndërsa e cilëson se konsideron si një gjeni dhe më atipikun nga politikanët shqiptarë.

Rama tha se Rugova i dha Kosovës të vetmen pasuri, marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

"Njeriu që ka shënjuar historinë e shqiptarëve me një gjurmë sa të rrallë aq edhe të domosdoshme. Sintezë e pashoqe mes revolucionarit, me urtësinë  e burrështetasit dhe burrështetasit me idealizmin e revolucionarit. Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike. Ishte si një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë.. Një intelektual si i nxjerrë nga koleksioni i port të periudhës romantike, një politikan si i rrahur me vajin dhe uthullën e odës patriarkale, një udhëheqësi si i krijuar për të mos u futur dot në asnjë kornizë të gatshme.

Ai ishte dhe mbetet me atipiku i politikanëve shqiptarë. I papërsëritshëm, i paimitueshëm, i pashpjegueshëm deri në fund për mënyrën se si arriti t’iu imponojë njerëzve rrugën e ujit të rrjedhshëm që duket sikur rri në vend teksa formon shtratin e vet.

Kur u vetëshpall presidenti i Kosovës pati guximin e gjeniut për faktin se nuk rrezikoi jetën, por atë që jeta krijon dhe lë pas, emrin dhe personalitetin. Një presidenti zgjedhur pa pallat dhe pa komb, një njeri i vetëm i cili mes zallamahisë i dha popullit të vet një forcë të panjohur dhe të papërdorur ndonjëherë së paku në këtë pjesë të botës, forcën këmbëngulëse të ujit që gërryen gurin, pa ngut, pa përplasje, duke u ulur si gandi përballë kohës, me një besim të verbër tek aleanca me kohën dhe duke vënë një bast të pamundur të durimit në një mjedis social si ai shqiptarëve, ku durimi është mall i rrallë.

E vërteta e popullit të dhunuar të Kosovës nisi të fillojë të shquhet si një gur për tu çmuar në një llum padrejtësish historike.

Një president pa pallate komb, pritej në shtëpinë e bardhë, nga papa Gjon pali në Vatikan, duke e zgjeruar si një përrua shtratin e vet, vëmendjen ndër ndaj çështjes së Kosovës dhe duke ushqyer përkushtimin e palëkundur ndaj zgjidhje paqësore. Udhëheqja e Rugovës pati një aftësi të rrallë për ta lidhur fatin e vendit të tij të panjohur me fatin e botës demokratike, për ta integruar shqetësimin ekzistencial të një province të shtypur ne gjeopolitikën globale, duke bërë bashkë qëllimin e lartë dhe mjetin e urtësisë dhe duke e kthyer në kapital çdo hap të gabuar të armiqve, dhe duke i dhënë Kosovës të vetmen pasuri natyrore të mundshme, miqtë e saj ndërkombëtar. Pa Rugovën s’do kishte pasur UCK, pa luftën që ai filloi në paqe s’do ishte arritur paqja e fituar me luftë, pa miqtë e mëdhenj, pushkët e UÇK s’do jehonin mbi Beograd përmes bombave të NAT-s. Kohët që paqja të kërkonte luftën, që lufta të mundësonte paqen, mund të mos kishin ardhur kurrë. Me fjalët i vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia dhe strategjinë e tij të paqes për të fituar luftën, Rugova dëshmoi se besnikëria ndaj parimeve është mbytës pa largpamësinë dhe e dyta paqes së plotë i duhet diçka esenciale më shumë se sa fitorja e luftës me armë, i duhet shikimi i të shkuarës me sytë e të ardhmes, dhe jo shikimi i të ardhmes me sytë e të shkuarës", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

25-vjetori i Çlirimit, Rama në Kosovë: Rugova ati themelues, pa të s'do kishte liri! Mesazh Kurtit: S’bëjmë dot pa aleatët e mëdhenj


SI.E./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit