25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Rama mesazh Kurtit: Rugova na kujton sa të vegjël jemi, nuk bëjmë dot pa aleatët e mëdhenj

 

Nga Kosova, në 25-vjetorin e Çlirimit, kryeministri Rama në fjalën e tij nuk la homologun Albin Kurti pa një mesazh. Ndonëse nuk e përmendi me emër, teksa fliste për Ibrahim Rugovën, Rama tha se ai na kujton se sa të vegjël jemi pa mbështetjen e miqve dhe aleatëve të mëdhenj.

Gjatë vizitës në Kosovës, Rama u takua vetëm me Osmanin, ndërsa në axhendë nuk ishte parashikuar takim me Kurtin.

Mesazhin në vendin e tij ia tha duke përmendur një shprehje të Kosovës, ‘nuk kemi qare’ pa miqtë dhe aleatët e mëdhenj.

“Është shumë për të qarë hallin sot që pas kaq shumë vitesh duket sikur Rugova mbetet i vetmi në këtë shtet që e dinte se të kesh paqe të plotë s’do të thotë thjesht të arrish në mungesë konflikti, por të vendosësh një drejtësi afatgjatë brenda dhe tej kufijve. Rugova kishte kuptuar dhe e gjithë rruga e tij e rrezaton këtë, edhe një të vërtetë që shumëkush sot e gëlltit me vështirësi ose refuzon fare që ta gëlltisë të vërtetën se për të realizuar një drejtësi afat gjatë, asnjë popull nuk është i vetëmjaftueshëm, nuk vlen bindja e atyre që na ndjek me fanatizëm nuk vlen asnjë lek nëse nuk arrijmë të bindim edhe kundërshtarët. Udhëheqja në kërkim të paqes së plotë, matet nga mjeshtëria për të ndërtuar metër pas metri urat e bashkëpunimit. Ibrahim Rugova na kujton që sado të mëdhenj dhe të mbështetur të jemi nga njerëzit tanë, mbetemi një popull i vogël në dy shtete të vegjël që siç thonë ju në Kosovë ‘nuk kemi qare’ pa miqtë dhe aleatët e mëdhenj.

Ai ua njihte mirë shqiptarëve si vuajtjet dhe krenarinë, duke kuptuar si askush tjetër se dallimet politike mes dy shteteve janë një gjë dhe fatet e përbashkëta të një kombi janë një krejt tjetër. Ai vinte nga shtrati i kulturës dhe ishte një lexues i shpirtit të kombit dhe kuptonte se ai shpirt i kombit qëndron mbi kulturën e traditat e veta. Ai ishte i bindur se dialogu ndërkulturor i shërbente një themeli të përbashkët të një historie dhe besonte në demokracinë perëndimore. E dinte shumë mirë se pas gjakhumbjes vjen paqja. Madhështia e tij qëndron në faktin se paqen e plotë nuk e shihte si poshtërim të të mundurve, por si ngadhënjim të të porsalindurve. Gjatë sëmundjes kishte vetëm një pishman, siç më kanë thënë miqtë e tij të afërt…”, tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

25-vjetori i Çlirimit, Rama në Kosovë: Rugova ati themelues, pa të s'do kishte liri! Mesazh Kurtit: S’bëjmë dot pa aleatët e mëdhenj


SI.E./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar