Dhoma Amerikane e Tregëtisë festoi 25 vjetorin e krijimit të saj në një mbrëmje gala, me përfaqësuesit më të lartë të shtetit nga Presidenti Bajram Begaj, krerë insttucionesh, trupa diplomatike dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve Nancy Vanhorn.
Vanhorn foli për ndryshimin dhe zhvillimin që ka sjellë Dhoma Amerikane e Tregtisë në biznesin shqiptar.
"Dhoma Amerikane përfaqëson 267 kompani, e pabesueshme. Është bërë një nga zërat më të besueshëm më të respektueshëm në peizashin e biznesit shqiptar. Dhoma amerikane e tregtisë mbetet kyc në forcimine zërit të kërij komuniteti biznesi. Kemi parë disa shembuj që demostrojnë advokimin e dhomës amerikane të tregtisë. Psh sistemi i taksimit është më i drejtë dhe më i balancuar dhe vendimi i Këshillit të ministrave për tarifat e prodhimit të energjisë është një hap shumë i rëndësishëm që shtro rrugën për më shume investime në sektorin energjitik shqiptar",- tha Varnhorn.
Vanhorn tha se Presidenti Donald Trump inkurajon marrëveshjet e drejta për të garantuar konkurueshmërinë, luftën kundër korrupsionin dhe transparencën duke bërë të mundur që bizneset të kenë sukses dhe të tërheqin më tepër kompani amerikane.
Komente









