-
E ngarkuara me punë e SHBA-së apel investorëve amerikanë: Shmangni investimet që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare e s'janë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ishte sot në një aktivitet të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në një hotel në Tiranë. Pjesë e aktivitetit ishte dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
20 Nëntor 2024, 19:58 -
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
Dhoma Amerikane e Tregtisë i sugjeron qeverisë që luftën ndaj informalitetit dhe nëndeklarimit të pagave mos ta bëjë me fushata të përkohshme por me një politikë të studiuar gjithë vjetore. Në rekomandimet e dhëna për Strategjinë e të Ardhurave ata sugjerojnë që të hiqen përjashtimet tatimore për biznese të ndryshme, të rishikohet tatimi mbi pagat si dhe të ulet TVSH-ja për produktet e shportës.
28 Tetor 2024, 11:33 -
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
Brenda këtij viti do të rishikohet tatimi mbi pagat, me synim që të lehtësohet shtresa e mesme. Ministri i Financave Ervin Mete tha se këto masa lehtësuese do të prezantohen në qershor. Por Dhoma Amerikane thotë se duhet të heqim dorë nga përjashtimet tatimore, pasi informaliteti nuk po zgjidhet. Në forum u vlerësua situata e mirë ekonomike e Shqipërisë
26 Mars 2024, 21:19 -
Dhoma Amerikane: Klima e biznesit është përmirësuar! Ulet korrupsioni, shqetësim monopolet
Klima e Biznesit është përmirësuar në vitin e kaluar dhe sinjalet janë pozitive edhe për këtë vit. Ky është perceptimi i bizneseve amerikane në indeksin e fundit të publikuar. Pozitivisht vlerësohet ulja e korrupsionit dhe funksionimi i drejtësisë, por nga ana tjetër kompanitë vlerësojnë shqetësim gjetjen e punonjësve, prezencën e monopoleve dhe ekonominë informale.
7 Dhjetor 2023, 17:28 -
Bilali kritika Enio Jaços: S'je objektiv në qëndrim, s'ka kompani amerikane që janë penguar të investojnë nga klima e biznesit në Shqipëri
Ministrja Edona Bilali ka kundërshtuar drejtuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, pasi ky i fundit ka deklaruar se klima e biznesit në vendin tonë është jo miqësore. Ministrja ngre një pyetje për Jaçon se si e shpjegon faktin se amerikanët investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit.
29 Korrik 2023, 10:10 -
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Investimet amerikane në Shqipëri janë rritur me 250%! Kim: Reforma në drejtësi, bazë për rritjen investimeve
235 mln dollarë është niveli i investimeve direkte të bizneseve amerikane në vendin tonë, i rritur me 250% në dy vjet. Për ambasadoren Yuri Kim, kjo tregon interesin e lartë të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, teksa theksoi se duhet forcuar partneriteti me komunitetin amerikan. Kryeministri Rama tha se në prokurime do të përdoret Inteligjenca Artificiale.
24 Prill 2023, 18:34 -
Tregu i punës në vitin 2023, punonjësit drejtojnë 'timonin' e biznesit
Tregu i punës do të përfshihet në zhvillime pozitive në vitin 2023. Anketat dhe indekset e vitit 2022 tregojnë se burimet njerëzore janë sfida kryesore me të cilën po përballen bizneset. Sfida do të jetë edhe më e mprehtë në vitin 2023, në kushtet e rritjes së kërkesës në turizëm, ndërtim etj., dhe tkurrjes së fuqisë punëtore.
14 Janar 2023, 08:29 -
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqipëria do ndjejë efektet e recesionit! Shigjetohet nga 4 kërcënime, si mund të përfitojë rritje ekonomike
Edhe Shqipëria do t’i ndjejë efektet e recesionit. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço thotë se vendi shigjetohet nga 4 kërcënime që janë emigracioni, inflacioni, kriza energjetike dhe sfidat gjeopolitike.
3 Janar 2023, 14:55 -
Dhoma Amerikane publikon Indeksin: Nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit, monopoleve
Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin e Biznesit për vitin 2021-22, një vëzhgim me 230 anëtarët e saj, sipërmarrje të shumëllojshme, që përfaqësojnë komunitetin më të madh të biznesit në Shqipëri.
14 Dhjetor 2022, 13:27 -
Ambasadorja, Yuri Kim: Diçka është duke ndodhur në Shqipëri, do të ketë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra
Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha se SHBA synonte të forconte bashkëpunimin me Shqipërinë në demokraci dhe gjithashtu në fush&e
17 Nëntor 2022, 18:31 -
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Biznesi në Shqipëri u godit nga 'stuhi të rënda'! Yuri Kim: Thelbësore heqja e ndikimit kriminal në ekonomi
Gjatë mbledhjes së Dhomës Amerikane të Tregtisë, kreu i institucionit, Enio Jaço dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, mbajtën fjalën e tyre ku folën mbi klimën e biznesit në vendin tonë.
17 Nëntor 2022, 18:06 -
Ambasadorja Kim: SHBA do ndihmojë Shqipërinë me masat e sigurisë kibernetike, keqdashësit u përpoqën të minojnë demokracinë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur në konferencën e Dhomës Amerikane të Tregtisë duke i thënë drejtuesve vendorë se i dinë nevojat e qytetarëve shqiptarë ndërsa nuk la jashtë vëmendjes sulmet kibernetike nga Irani në Shqipëri. Kim tha se SHBA do të jetë gjithmonë pranë aleatëve për t’i ndihmuar që të mbrohen nga keqdashësit që u përpoqën të minojnë demokracinë.
20 Shtator 2022, 10:33 -
8 rekomandimet e Dhomës Amerikane për përmirësimin e klimës së biznesit, Jaço: Amnistia fiskale rrezik për pastrimin e parave! Drafti për taksat e reja kompleks, ka probleme
Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon të merren masa konkrete në luftën ndaj korrupsionit, në rritjen e investimeve si dhe kërkon eliminimin e monopoleve në disa sektorë të ekonomisë. Presidenti i dhomës Enio Jaço tha se janë skeptik për amnistinë fiskale sepse ka rrezik për pastrimin e parave.
27 Qershor 2022, 10:53 -
Burgosja e Tahirit, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Jaço: Sinjal se drejtësia po zgjohet, lajm i mirë për bizneset
Dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço e cilëson si sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet. Përmes një postimi në Facebook ai shton se kjo s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Sipas Jaços, ku mund të jetë një fillim i gjatë në kohë.
6 Shkurt 2022, 13:14 -
Indeksi i mundësive 2022, Shqipëria ka vështirësi në tërheqjen e investitorëve të huaj! Dhoma Amerikane: Ndryshimi i taksave problemi kryesor
Mungesa e transparencës dhe korrupsioni mbeten pengesat kryesore në përmirësimin e klimës së biznesit, shqetësime që u ngritën edhe në raportin e fund të Transparency International për 2021. Edhe pse ka bërë përparim, përsëri Shqipëria renditet shumë poshtë në rajon sa i takon mundësive që ka për të tërhequr investime.
31 Janar 2022, 12:17 -
Çfarë do të ndodhë me fiskalizimin?! Bizneset që do t'i nënshtrohen procesit dhe debatet, gjithçka duhet të dini
Ministria e Financave dhe Ekonomisë vendosi shtyrjen deri më 30 qershor 2022 të periudhës pa gjoba për biznesin e vogël. Kontabilistët e kundërshtojnë vendimin, pasi penalizon të mëdhenjtë, kur ende ka probleme të pazgjidhura. AmCham dhe kompanitë e kasave kërkuan shtyrje të periudhës pa penalitete për një vit. Tatimet nuk presin fiskalizim të plotë për 120,000 subjekte, pasi një kategori e tyre janë mbyllur.
2 Janar 2022, 07:46 -
Ekonomi
Paketa Fiskale/ Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqetësuar: Nuk ka qëndrueshmëri, duhet të ketë 1 herë në 4 vite dhe jo çdo vit! Duhet kohë për konsultim publik
Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur e shqetësuar për Paketën e re Fiskale të propozuar nga qeveria. Në një letër e firmosur nga Presidenti i Dhomës, drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, Eduard Shalsit, për dijeni të ministres Ibrahimaj, Dhoma Amerikane thotë se një pjesë e madhe e bizneseve anëtare, kanë reaguar me shqetësim, në lidhje me këto projektligje.
11 Nëntor 2021, 09:53 -
Ekonomi
Enio Jaço rizgjidhet President i Dhomës Amerikane: Transparencë dhe konkurrencë e lirë për bizneset
Kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane, me një peshë të rëndësishme në komunitetin e biznesit multinacional në Shqipëri besuan Enio Jaçon për vijimin e drejtimit të Dhomës në dy vitet e ardhshme.
14 Tetor 2021, 21:22