Fajtorët e fshehur të rrugës! 'Kokëfortësia' e këmbësorëve shkaktoi 207 aksidente në 2019, 3200 u gjobitën

TIRANË - Jo vetëm drejtuesit e makinave, por edhe këmbësorët janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve që po përgjakin çdo ditë rrugët e Shqipërisë.  Referuar INSTAT, nga muaji janar deri në nëntor, 207 aksidente kanë ardhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve në rrugë. 

ReportT V bëri një vëzhgim në disa prej akseve të kryeqytetit ku mosrespektimi i sinjalistikës dhe rregullave të qarkullimit rrugor ishin të shumta.

Për ekspertin e aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha, shkeljet e evidentuara nga sjellja e qytetarëve tregojnë se ato nuk janë të edukuar me sinjalistikën.

“Tek ne qytetarët nuk janë të edukuar me sinjalistikën rrugore dhe e përmenda se nuk kemi akoma shkallën e ndërgjegjes ku fillon e drejta e tyre. Pra ai mendon se ka të drejtë të kalojë, por e drejta është e drejtuesit të mjetit. Pra ne duhet të rregullojmë raportin e të menduarit. Pra ku fillon e drejta jonë dhe ku mbaron e drejta jonë , ku fillon e drejta e tjetrit. Kjo rregullohet me sinjalistikën rrugore", tha Hoxha.

Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Policinë Rugore, Skënder Ismaili është i mendimit se edhe këmbësorët duhen ndërgjegjësuar përmes masave ndëshkuese për shkeljet, teksa thekson se me sistemin e ri të adresave, mjafton që këmbësori t ëketë kartën e identitetit me vete, dhe gjoba e pret në shtëpi!

“Një impakt mjaft negativ i ngjarjeve rrugore. 26 % i tyre kanë ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave nga këmbësorët. Ndoshta janë masat më të pakta se ndaj drejtuesve të mjeteve por, në si drejtori kemi dhënë orientim që të shtohen masat ndaj këmbësorëve. Ka pasur një hezitim lidhur me mënyrën e vjeljes së gjobave mirëpo tani me daljen e regjistrit të adresave kjo është bërë e mundur që çdo person në bazë të dokumentit të identifikimit që ka me vete mund të ndëshkohet për shkelje të rregullave”- u shpreh shefi i sektorit të sigurisë rrugore, Skënder Ismaili.  

Shpesh herë policia rrugore ka ndërmarrë fushata sensibilizues dhe ndërgjegjësuese për këmbësorët me qëllim përmirësimin dhe minimizimin e aksidenteve. Krahas kësaj, policia rrugore ka edhe një plan për shtimin e masave ndëshkuese ndaj këmbësorëve ku deri tani janë ndërmarrë 3200 masa administrative.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 26/12/2019 21:25

    Ndergjegjesimi eshte tjeter gje.duhet te behet parreshtur.por ne menyre absolute po qe kembesori ne vijat e bardha ose jo,pra ne karexhate,edhe jashte vijave te bardhe perparesia eshte gjithenje e kembesorit.te gjitha makinat duhet te ndalojne.patjeter duhet te gjobitet per shkeljen,por asnje nuk ka te drejte ti marre jeten ose ta gjymtoje.

    Përgjigju
  • Liku: 26/12/2019 20:27

    O ekspert gezimi shko jasht te jesh ne trotuar tek vijat e bardha pa semofor te shikosh si ndalon makina deri sa kalon kembesori ketu nuk i njohin fare vijat e bardha duhen semofore elekronik qe gjobisin si jane ne BE.

    Përgjigju
  • yyy: 26/12/2019 19:54

    Vijat e bardha kur kalon kembesori kur nuk ka semofor makina eshte e detyruar te ndaloje ne semofor kur ndizet jeshilja qe eshte per kembesoret prap nuk te lene makinat te vijne tek kembet e kembesoreve ka makina qe bllokojne akset e trotuareve ndalojne tek vijat e bardha etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë