26 ish-ushtarë kolumbianë dhe 2 amerikanë ekzekutuan presidentin e Haitit! Policia u nxjerr fytyrat dhe armët e krimit! Nis konflikti se kush do drejtojë vendin

HAITI- Një skuadër e përbërë nga ish-ushtarë profesionistë të Kolumbisë dhe 2 amerikanë kanë ekzekutuar 2 ditë më parë në rezidencën e tij, presidentin e Haitit, Jovenel Moise dhe plagosi rëndë gruan e tij, Martine Moise.

Ky grup ishte i përbërë nga 26 ish-ushtarë kolumbianë dhe 2 amerikanë, të cilët në mënyrë të organizuar kanë ekzekutuar presidentin, duke sjellë kaos dhe trazira në vend. 8 nga të dyshuar janë në arrati, 17 janë arrestuar mes tyre dhe amerikanët dhe 3 të tjerë janë vrarë, ka njoftuar policia vendase, teksa bënë publike, fotot e autorëve, pasaportat e tyre kolumbiane si edhe prova të tjera që konfirmojnë se janë autorë të këtij sulmi.

Një konfirmim ka ardhur edhe nga qeveria kolumbiane, e cila në një deklaratë për mediat ka pranuar se të paktën 6 prej tyre kanë qenë pjesë e ushtrisë së tyre, si edhe shprehën gatishmëri që do të ndihmojnë Haitin në hetimet. Nga ana tjetër, Departamenti i shtetit në SHBA, nuk kanë konfirmuar se asnjë nga shtetasit e saj ishin arrrestuar.  

"Të huajt erdhën për të vrarë presidentin tonë. DO të forcojmë teknikat tona të hetimit për të vënë në pranga dhe 8 personat e tjerë që janë në hetim", ka një prej zyrtarëve të policisë, Charles.

Ajo çfarë është ende e paqartë janë motivet dhe ai që ka urdhëruar e organizuar këtë ekzekutim.

Zonja e parë Martine Moise dhe presidenti i Haitit Jovenel Moise

Kush do të drejtojë vendin?
Në Haiti, pas ekzekutimit të Jovenel Moise kanë lindur trazira se kush do të drejtojë vendin. Sipas ligjit, i takon kreut të Gjykatës së Lartë për të zënë vendin e presidentit, tashmë të ekzekutuar, por ai ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Është propozuar që drejtimin ta marrë kryeministri i vendit, mirëpo edhe në këtë drejtim sërish ka një mosmarrëveshje. Kjo sepse gjatë 4 viteve të tij në detyre, Moise ka ndërruar 6 kryeministra dhe të 7-tin e kishte emëruar 1 ditë para se të vritej. Ai është Ariel Henry, i cili nuk është betuar ende, por këmbëngulë që ai duhet të marrë detyrën. Kryeministri i përkohshëm në detyrë, Joseph nuk është i këtij mendimit. Për BBC, Joseph ka deklaruar se duhet të jetë ai që drejton vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme, që priten të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Trazira në Haiti pas vrasjes së presidentit
 

Si ndodhi sulmi?
Jovenel Moise u ekekutua me 12 plumba në rezidencën e tij mbrëmjen e 7 korrikut, teksa mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja Martine Moise. Zyra e presidentit dhe dhoma e gjumit u plaçkitën dhe kreu i shtetit u gjet i shtrirë me shpinë, i mbuluar me gjak.  Tre fëmijët e çiftit, Jomarlie, Jovenel Jr dhe Joverlein, thuhet se janë në një "vend të sigurt", kanë deklaruar zyrtarët. Edhe para vrasjes së Presidentit Moise, situata në Haiti u karakterizua nga paqëndrueshmëria dhe kishte protesta të gjera duke kërkuar dorëheqjen e tij. Zgjedhjet parlamentare duhet të ishin mbajtur në tetor 2019, por Moise me anë të një dekreti i anuloi.

Trazira në Haiti pas vrasjes së presidentit

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 10/07/2021 02:19

    Shkurt. CIA

    Përgjigju
    • Shshsh...: 10/07/2021 09:15

      Jooooo...ska munci.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite