KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani

Petref Asllani ne KPK, 14 maj 2024

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) shkarkoi nga detyra prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani. Vendimi u shpall më 14 maj 2024, në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 10 maj, prokurori Asllani u përball me barrë prove mbi transaksionet e paqarta për dy apartamente, ndërsa u pyet për mosdeklarimin e një procedimi penal në formularin për verifikimin e figurës.

Asllani është përballur edhe më herët me dyshimet për pasurinë e tij. Ai u akuzua për një skemë përfitimi kredie të butë së bashku me gjyqtarin Qani Hasa, por u shpall i pafajshëm në maj 2016. Vendimi i pafajësisë u la në fuqi edhe në Apel. Nga ana tjetër Hasa u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” dhe u shkarkua nga detyra në vitin 2017.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë