2.6 ton kanabis në Malin e Zi/ 2 lushnjarët e arrestuar zbulojnë emra të tjerë të përfshirë, mbahen në vëzhgim

Detaje të reja zbulohen lidhur me hetimet e ndjekura për sekuestrimin e 2.6 tonë kanabis në kamionin me fruta perime që janë kapur në Podgoricë të Malit të Zi pasi kishte kaluar përmes Shqipërisë.

Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se dy personat e arrestuar në Lushnjë, Përparim Shurdhi dhe Arlind Tabaku kanë treguar detaje të rëndësishme në lidhje me persona të tjerë të cilët janë përfshirë në trafikun e drogës.

Gjatë marrjes në pyetje ata kanë dhënë emra konkret të cilët po mbahen në vëzhgim. Në deklarimet e tyre, Shurdhi dhe Tabaku kanë treguar vendin ku është marrë sasia e kanabisit si dhe rolin që kapur secili. Emrat e personave po mbahen sekret nga policia për shkak të hetimeve që po kryhen. Në bazë të deklarimeve të tyre, grupi hetimor po punon për të zbardhur rolin konkret të personave të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë, SHÇBA ka nisur hetimet për doganierët në pikën e Hanit të Hotit, të cilët kishin përgjegjësi të kontrollonin kamionin.

Nga hetimi është përjashtuar dogana e Kapshticës, pasi është vërtetuar se kur kamioni ka kaluar aty nuk ka qenë i ngarkuar me marijuanë. Droga e llojit marijuanë u kap pak ditë më parë në rrethinat e Podgoricës. Për ngjarjen në Mal të Zi u arrestua shoferi i kamionit, Elvis Çalliku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë