26 vjet PS, Rama:Më të mirë se
ne s’ka! Surprizë, Halim Kosova

26 vjet PS, Rama:Më të mirë se<br />ne s’ka! Surprizë, Halim Kosova
TIRANË-Në oborrin e pasëm të selisë rozë sot pasdite u shtrua një koktejl me rastin e ditëlindjes së 26 të Partisë Socialiste.

“Më të mirë se në s’ka” tha Rama në fjalimin e shkurtër përpara të pranishmëve, ku ra në sy mungesa e përfaqësuesve të LSI dhe disa emra të vjetër që kanë kontribuar ndër vite në PS.

Rama u kujdes të mbajë një fjalim të shkurtër duke shmangur sic tha ai deklaratat elektorale.
“Nëse do na votonin sot këtu, vetëm një votë do kishim kundër, Halimin” tha Rama duke qeshur. 

Fjalimin e mbylli me një batutë, "hera e parë që festojmë ditëlindjen e PS dhe atë të kryetarit të PD-së"

Kush munguan dhe surpriza e festes
Aleatet ne qeverisje, LSI munguan ne ditelindjen e PS, edhe pse disa prej tyre kane qene deputete te kesaj partie para krijimit te LSI. Po keshtu edhe Arta Dade e Paskal Milo i munguan festës, por të pranishëm ishin Servet Pëllumbi, Pirro Lutaj, Valentina Leskaj, Fatmir Toçi, Skënder Gjinushi dhe mysafiri surprizë, Halim Kosova.
Kundërshtari i Erjon Velias në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës ndodhej krah Saimir Tahirit e Linda Ramës, bashkëshortes së Edi Ramës.

[gallery]22654[/gallery]

Servet Pëllumbi: Mesazhi i Nanos në kohën e duhur, përçarja ndikon pozitivisht
Një ndër emblemat e PS, Servet Pëllumbi inkurajon Edi Ramën në deklaratat që PS të fitojë timonin e qeverisjes. Sipas Pëllumbit, mesazhi i Nanos ishte në momentin e duhur.

“Kur historia vihet para realietit, ka impuls të ri. Mesazhi i Fatos Nanos, ishte në momentin e duhur dhe në interes të anëtarit të PS dhe elektoratit.
Ka faktorë që e bëjnë të pashmangshme përplasjen dhe përcarjen, por ndonjëherë përcarja ndikon pozitivisht. Si në këtë rast të tanishëm”, tha Pëllumbi për Report Tv.

Halim Kosova: Në PS njoh më shumë njerëz se në PD
Plot humor dhe i qeshur Halim Kosova pranoi të prononcohej për mediat duke treguar se i ka bërë Ramës një dhuratë për ditëlindjen e PS. “Është një album me fotografi nga historiku i maternitetit që unë kam drejtuar për disa vitesh rresht”.
I pyetur nëse do të pranonte të bëhej ministër i Shëndetësisë nëse do kishte një qeverisje të mundshme PS-PD, Halimi tha se nuk dëshiron të flasë para kohe.
“Kryetarët e partive respektive do deklarojnë numrin për qeverisje, le t’ja lejnë 25 qershorit në mënyrë që qytetarët të caktojnë aty ku besojnë. Mua nuk më pëlqen të bëj aludime apo hamendësime”.
Halimi tregon se u njoftua në moment të fundit për festën e PS pasi do të dëshironte të vinte aty me një bluzë me numrin 6. “Doja të vija me një bluzë me numrin 6, që mban PD në fletën e votimit (qesh).
Kurse pyetjes sesi u ndje sot mes socialistëve, Halimi tha: “Këtu njoh më shumë njerëz se në PD”
 
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar