TIRANE-  Një ndër themeluesit të Partisë Demokratike Aleksandër Meksi ka ende  shpresë se një ditë ëndrra dhe idealet e themeluesve dhe mbështetësve të saj do të realizohen një ditë.

Në urimin e tij për 26- vjetorin e kësaj force politike, Meksi shkruan se ajo lindi si një Parti opozitare që ishte kundër regjimit komunist dhe synimi i saj i vetëm ishte  një Shqipëri demokratike, e përparuar dhe evropiane, ideale këto që sipas tij ende nuk janë bërë realitet edhe pas 26- viteve të ekzistencës së saj.
 
“Të dashur miq e dashamirë demokratë
Ju uroj 12 dhjetorin ditën e themelimit të PARTISË DEMOKRATIKE !   PD lindi si një Parti opozitare e regjimit komunist, duke synuar një Shqipëri demokratike, të përparuar dhe europiane. Uroj e shpresoj që ëndrra e themeluesve dhe mbështetësve të saj një ditë të realizohet !
”, shkruan Meksi ne rrjetin soacial, Facebook.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)