26-vjetori i PS, Luan Rama: Rilindja
s’tjetërson dot vlerat e simbolet e PS

26-vjetori i PS, Luan Rama: Rilindja<br />s’tjetërson dot vlerat e simbolet e PS
TIRANE-Anëtari i lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, nëpërmjet një postimi ne faqen e tij në Facebook, ka uruar Partinë Socialiste në ditën e saj të themelimit duke sulmuar e dhe konceptin e Rilindjes. Sipas tij, Rilindja kërkon ta tjetërsojë partisë simbolet e ngjyren.

Mirënjohje e nderim për socialistët shqiptarë dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, në ditën e themelimit të kësaj kështjelle të qëndresës e heroizmit, të solidaritetit e humanizmit, që ka meritën historike të ringritjes së shtetit pas rrënimit total që shkaktoi rregjimi i Berishës më 1996 dhe 1997 dhe që bëri që Shqipërinë aleate të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës, vlera të cilat Rilindja e tepsisë as nuk mund ti tjetërsojë dhe as nuk mund to mohojë duke ndërruar ngjyrën e flamurit apo simbolet e Partisë Socialiste” ka shkruar Luan Rama duke shtuar ne statusin e tij ne Fb dhe dy foto.
 
 foto luan rama

Spiropali: Ju të pa(pa)rë dhe hoxhën e priftin i bëni me barrë
Por menjëherë pas postimit të Luan Ramës ka reaguar Elisa Spiropali.  Me një kompozim fjalish me rimë, Spiropali i përgjigjet flakë për flakë, Luan Ramës duke i bërë të ditur se LSI do të shkojë në shtëpi, dhe aspak në qeveri.
“Po postoj këtë postim të Luanit që në emër të forcës së pa(pa)rë na uron ditëlindjen e partisë duke na sharë. Është vërtetë e pa(pa)rë kjo forcë që s'ka limit në paparësinë e saj dhe Luani e mishëron atë me të gjithë maçokërinë e tij, sa herë shfaqet për t'i vënë pikat mbi "i"#xdc31;
Sa thotë njeriu me këta, po mirë si ka mundësi, bum të habisin me një tjetër çudi dhe pa fjalë të lenë me të tyren pafytyrësi. Nuk e di si i bëhet vërtet me këta të pa(pa)rë, që edhe priftin edhe hoxhën i bëjnë me barrë, kur u preket një fije a gram lënda e parë. Po një gjë e di me siguri, që veç populli mund ta bëjë atë mrekulli, që forca e pa(pa)rë te shkojë ne shtëpi, po jo me jo, aman jo në qeveri.
Luanit s'kam ç'i them, thotë ç'i thonë, ata që janë helm, ku e kanë gjithë populli e di, dhashtë Zoti t'u japë mësimin e tij”.

Por menjehere reagon Luan Rama.

Statusi i plote i Luan Rames

Elisa Spiropali ka reaguar ndaj meje pas një urimi që unë ju bëra si njëri prej themeluesve te PSSH-së, të gjithë themeluesve të Partisë Socialiste, atyre që 26 vjet më parë krijuan kështjellën e vlerave të solidaritetit dhe humanizmit. Por meqë zonja Spiropali tjetër gjë më shkruan kur komunikojmë miqësisht e tjetër gjë kur më shkruan “politikisht”, po publikoj vetëm statusin e saj, dhe jo çfarë më shkruan mua. Sepse nuk dua e nuk mund të abuzoj me privatësinë e kominikimit miqësor mes nesh…😜…


Redaksia Online
J.SH/d.b/Shqiptarja.com
                                                                                                                                                                           

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar