26 vjetori i RD, Basha: PD do të
jetë gjithmonë e hapur me mediat

26 vjetori i RD, Basha: PD do të<br />jetë gjithmonë e hapur me mediat
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar një pritje me rastin e 26 vjetorit të Rilindjes Demokratike. Në këtë pritje morën pjesë personalitete të Partisë Demokratike si dhe përfaqësues të medias.
 
Basha u shpreh se PD do të jetë gjithmonë e hapur me mediat në vend në funksion të së vërtetës.

"Dua t’u bëj thirrje mediave të bashkohemi sot për zgjedhje të lira e të ndershme. Të Luftojmë së bashku për të zhdukur shitblerjen e votës. Dua ta pohoj para jush se si opozitë  prej të vërtetës ekzistojmë dhe prej saj do të fitojmë. Do jem kurdoherë i hapur dhe bashkëpunues me mediat", u shpreh Basha.

Basha u shpreh se qeveria është fajtore për krimet si dhe u shpreh se qeveria nuk ka rritur rrogat dhe as pensionet.

"Nuk e pengon vettingu kapjen e bosëve të drogës por qeveria. Kudo ku lartësohen ndërtime pa leje në mënyrë kriminale është krimi në pushtet. Nuk ka dy të vërteta për rrogat dhe pensionet, ka vetëm 1 nuk janë rritur", tha Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk hapen sepse kjo qeveri nuk ka përmbushur standartet dhe nuk është e aftë të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Negociatat nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standartet dhe sepse kjo qeveri nuk ka siguri që mund të organizojë zgjedhjet lira", u shpreh Basha.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar