Hailey Bieber ka festuar 30-vjetorin e lindjes me stil, duke ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga festa dhe paraqitja e saj.
Modelja dhe sipërmarrësja e shënoi këtë përvjetor duke publikuar një fotografi në Instagram Stories, ku shfaqej me një bluzë të gjelbër me prerje të hapura dhe detaje lidhëse në ngjyrë ari, të kombinuar me pantallona me motive shtazore.
Krahas fotografisë, Bieber shkroi “30”, duke shtuar edhe tre zemra të gjelbra.
Ajo ripublikoi gjithashtu një fotografi nga darka e ditëlindjes, të ndarë fillimisht nga bashkëthemeluesja e Rhode, Lauren Ratner. Në imazh, Hailey pozonte pranë një torte të kuqe dy katëshe, të zbukuruar me qirinj të bardhë e të artë dhe numrin 30.
Për këtë mbrëmje, modelja kishte zgjedhur një fustan të zi me dekolte të theksuar dhe shpatulla të strukturuara.








Komente
Komento