260 filma nga e gjithë bota në DokuFest, mes tyre edhe një për dronin në ndeshjen me serbët në Beograd

DokuFest sjell 260 filma nga e gjithë bota. Në edicionin e XVII të festivalit do të mbizotërojë gjatë nëntë ditëve në festival tema e reflektimit në filma, ekspozita, ëorkshope edhe performanca muzikore. Përmes tyre do të reflektohet mbi të shkuarën e Kosovës dhe rajonit, por edhe mbi të ardhmen e filmit edhe industrive kinematografike. Janë mbi 20 filma nga Kosova, Shqipëria edhe Diaspora Shqiptare. Rreth 87 filma janë të realizuara nga regjisore femra.

Për organizatorët një ndër filmat më emocional, që për përfaqëson shqiptarët na kthen më 14 tetor 2014, kur asokohe Shqipëria dhe Serbia u përballën në fushën e futbollit në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Filmi “Triumph” (Triumfi) sjell tensionet që u rritën, kur një dron që barte flamurin shqiptar fluturoi sipër lojtarëve në fushë. Një histori e tensioneve politike, e luftës dhe e sportit eksplorohet përmes këtij filmi të regjisorit Kreshnik Jonuzi, në udhëtimin e ekipit kombëtar shqiptar në paraqitjen e tyre të parë në një turne të madh.

Drejtori artistik Veton Nurkollari shprehet se qëllimi i këtij festivali është që të ndërgjegjësojë edhe edukojë me art njerëzit, prandaj pjesë e tij mund të bëhet kushdo

 Të kesh në një cep të Ballkanit një festival ku janë 87 regjisore femra është një gjë e jashtëzakonshme. Nuk kemi bërë përzgjedhje nga kuota gjinore, por nga cilësia. Edhe tema është një reflektim mbi një dramatik, që nuk po e përjetojnë vetëm ne, por e gjithë bota”. 

Veton Nurkollari, drejtor Artistik i festivalit

Ministrja e Kulturës e vlerëson këtë festival për risitë, që sjellin për publikun

Nuk do të mungojë sivjet as programi muzikor, me një listë të gjerë artistësh dhe performanca speciale.

Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

Është me rëndësi për ne që të kurojmë edhe muzikën shqiptare, bandin saziso do të promovojë albumin e tyre të ri, do të sjellim edhe këngët e cikave me defa, por edhe këndimin me gisht në fyt, një këndim që e sjellim enkas për të prezantuar trashëgiminë shpirtërore të Kosovës në botë.

Nita Deda, drejtoreshë e Festivalit

Sonte në mbrëmje tek Amfiteatri i Tiranës duke filluar në orën 20:00 prezantohen shtatë filma të huaj. Gjithashtu, nuk do të mungojë një program shumë special për DokuKids, me filma dhe punëtori, klasa vallëzimi dhe lojëra. Edicioni i XVII i festivalit do të mbahet nga data 03-11 gusht 2018 në Prizren, Kosovë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun