Bien infektimet, 260 raste dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 4,928 raste aktive me COVID! Shërohen 733 të tjerë

Bien infektimet, 260 raste dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 4,928 raste aktive me COVID! Shërohen 733 të tjerë

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 260 raste të reja me koronavirus nga 2,016 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në të gjithë vendin janë 4,928 raste aktive me COVID ndërsa 733 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit. 

Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë shëruar në total 261,798 persona, 3,438 viktima dhe 270,164 raste pozitive me COVID. Ditët e fundit numri i viktimave dhe infektimeve ka rënë ndjeshëm.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 93 në Tiranë, 13 në Berat, 12 në Durrës, 11 në Sarandë, 10 në Shkodër, Vlorë, Lushnje, 7 në Kamëz, Korçë, 6 në Prrenjas, 4 në Kurbin, Krujë, Kavajë, Fier, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, 3 në Kukës, Lezhë, Mirditë, Shijak, Divjakë, Përmet, Gramsh, 2 në Tropojë, Rroskovec, Patos, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Dimal, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, Dibër, Libohovë, Maliq, Kuçovë, Poliçan.

Statistika (19 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore          260
Të shëruar në 24 orë       733
Të shtruar në spitale       88
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 2016 

Testime totale                1,726,882
Raste pozitive                 270,164
Raste të shëruara           261,798
Raste Aktive                    4,928
Humbje jete                     3,438 


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             1,638
Fier                   769
Vlorë                468
Elbasan           479
Berat                375
Lezhë               321
Durrës              187
Shkodër           184
Gjirokastër      173
Kukës               160
Korçë               152
Dibër                 21

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota