Ata kanë qenë të ftuar në "Pasdite në Top-Channel" ku kanë rrëfyer aventurën e tyre nga Londra në Tiranë me ZIL-in ushtarak rus, prodhim i vitit 1947.
Po rrugën e kthimit për në Londër, Gent Jakupi duket se nuk do ta bëjë me ZIL-in rus, por me avion, duke thënë se automjetin që çdokujt i kujton periudhën e komunizmit do ta lërë në Shqipëri në dispozicion të filmave dhe TV.
Gent Jakupi emigroi drejt Anglisë që në vitin 1998, por një javë më parë më vendosi të kthehet në vendin e tij pas 20 vitesh në një mënyrë të veçantë. Ai bleu një kamion të vjetër ushtarak rus dhe me të vendosi të vijë në vendin e origjinës, Shqipëri.
“Po bëjmë një udhëtim rrugor me një kamion ushtarak rus të vitit 1947 të quajtur ZIZ 157. Ushtria shqiptare kishte ngarkesa të këtij lloji gjatë kohës së komunizmit, por ku sistemi komunist u rrëzua në Shqipëri të gjithë këto mjete u zhdukën dhe qeveria nuk lejoi që të bliheshin për kënaqësi personale. Kjo është e vetmja mënyrë për ta çuar atë në Shqipëri, me targa britanike, të cilën shqiptarët mund ta përdorin për industrinë e filmave”, tha shqiptari Jakupi teksa nisej nga Londra drejt Tiranës me "ZIL".
[gallery]25361[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO
mbërrin në Tiranë shqiptari/FOTO










