Lënda narkotike u gjet gjatë kontrolli të policisë kufitare në portin e Durrësit. Marijuana u gjet në pjesën e poshtme të automjetit Mercedes Benz me targa AA 875 DS (mjet i drejtuar nga shtetasi Agron Budini ku si pasagjere udhëtonte edhe shtetasja Kozeta Zace). Nga verifikimet rezultoi se automjeti në fjalë do të udhëtonte në drejtim të Italisë. Krahas lëndës narkotike e cila do t’i nënshtrohet ekzaminimit laboratorik, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, një telefon së bashku me kartën SIM , shuma prej 820 Eurosh. Ndërkaq vijon hetimi për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike; si porositësit ashtu edhe personat që kanë bërë sigurimin e saj.
(jd/shqiptarja.com)