27 të rinj drejt punësimit si metalurgë, AlbChrome financon shkollën e mesme profesionale në Elbasan

27 të rinj drejt punësimit si metalurgë, AlbChrome financon shkollën e mesme profesionale në Elbasan

Të rinjtë që po trajnohen si metalurgë nga AlbChrome

AlbChrome në bashkëpunim me programin “Planning & Local Governance Project” të mbështetur nga qeveria Amerikane nëpërmjet USAID ka filluar mbështetjen për vitin 2018 e në vijim të shkollës së mesme profesionale “Ali Myftiu” në qytetin e Elbasanit.

27 nxënës të vitit të tretë të degës mekanike janë nxitur që të ndjekin profilin e fonderi-metalurgjisë pranë kësaj shkolle dhe tashmë janë regjistruar, në atë që pritet të jetë një profil mjaft dobiprurës për ta, në qytetin ku jetojnë dhe zonat përreth.

Në fakt, për nxënësit që vijnë nga rrethinat e Elbasanit, transporti rrugor do të mbulohet nga vetë AlbChrome. Nxënësit do të kenë uniforma të posaçme dhe profesorë të dedikuar për përgatitjen e tyre, të cilët do të paguhen enkas nga ky projekt ambicioz.

Për këtë qëllim, më 17 shtator, u nënshkrua edhe marrëveshja mes subjekteve të mësipërme dhe gjimnazit në fjalë.

Përveç anës teorike, nxënësit do të mund të ndjekin dy herë në javë një praktikë mësimore pranë fonderisë së metalurgjisë në Elbasan, ku edhe shkrihet kromi që vjen nga Bulqiza.

Nxënësit do të ndiqen me kujdes nga inxhinierë të posaçëm dhe ndër më të zotët në vend, në mënyrë që formimi i tyre të jetë sa më i plotë.

E gjithë kjo përkujdesje ka për qëllim, që nxënësit e trajnuar më pas të kenë një punësim të sigurt në Elbasan, pikërisht në fonderinë e menaxhuar nga AlbChrome.

Një mbështetje e tillë nuk është e re për këtë kompani. Në fakt, pak muaj më parë, përfundoi me sukses ciklin e studimeve shkolla e mesme profesionale, e para në qytetin e Bulqizës me profil gjeologji-miniera, e cila u mbështet fuqimisht nga Albchrome. Një pjesë e mirë e nxënësve, pas përfundimit të studimeve kanë nisur menjëherë praktikën e punës në qytetin e tyre dhe ata që do të tregojnë më shumë cilësi, vlera dhe njëkohësisht dëshirë për punë do të kenë mundësinë që të punësohen pranë kësaj kompanie. Ndërsa ata që synojnë të kenë profile drejtuese dhe duan të vijojnë studimet e larta në degët e profilit, do të mbështeten me bursa për të vazhduar këto studime në Tiranë.

AlbChrome është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja