27 ton mish pule të ardhura nga Argjentina shkarkohen për kontroll në Durrës, kompania: Rrezikon të prishet, verifikimet në kushte të papërshtatshme

Rreth 27 ton mish pule e sjellë nga Argjentina ditën e sotme rrezikon të prishet, kjo për shkak të orëve të gjata që inspektorëve doganorë në tërminalin e përpunimit të kontenierëve në Portin e Durrësit u duhen për të bërë verifikimet.

Agjenti doganor që përfaqëson kompaninë importuese, Julian Merhoni, ankohet, duke thënë se verifikimet nga inspektorët doganorë janë bërë në kushte të papërshtatshme, pasi në momentin që hapet kontenieri për kontrollin e mishit duhet temperaturë në të paktën minus 18 gradë. Ndërsa kontrollet në port sipas përfaqësuesit të kompanisë kanë ndodhur në temperatura plus 20 gradë, dhe kontenieri sipas tij ka qëndruar rreth 3 ose 4 orë i hapur.

Madje ai shton se mishi i ardhur nga Argjentina në këtë situatë të krijuar rrezikon të dëmtojë shëndetin e konsumatorëve.

“Problematika që shfaq subjekti  që unë përfaqësoj është se nuk ka kushte sheshi i kontenierëve që të hapi dhë të bjëë kontrollin e kontenierit me produkte shtazore. Në rastin aktual është mish pule nga argjentina dhe siç e shihni nga videoja hapja e kontenierit për të bërë kontrollin që nevojiten 3 ose 4 orë, temperatura duhet të jetë minus 18 gradë ndërkohë që tani është 18-20 plus nuk e di është shumë problem. Pastaj subjekti ka bërë kërkesë që të shkojë të kontrollojë te ambientet e firmës, që ka të gjithë kushtet frigoriferike standardet siç duhet bërë kontrolli”, tha  përfaqësuesi i kompanisë që ka denoncuar rastin.

Përfaqësuesi i kompanisë  sqaron se ka kërkuar nga autoritetet që produkti t`i nënshtrohet procedurave në ambientet e kompanisë, aty ku është edhe temperatura e përshtatshme. Kërkesa e firmës është refuzar nga autoritetet doganore dhe nga policia kufitare.

“Subjekti i ka bërë kërkesë doganës policisë kufitare të gjitha institucioneve dhe e kanë refuzuar kërkesën. Kushtet higjieno sanitare sjanë të përshtatshme për të bërë kontrollin këtu siç e shihni dhe vetë. Këtu duhet të ketë ambiente kompjuterike, në momentin që hapet kontenieri s'duhet të rrijë më shumë se gjysmë ore hapur nëse ska kushte. Do të transportohet në një konteneir tjetër të bëhet kontrolli i kontenierit dhe kaq. Firma përveç kësaj asgjë tjetër. Të bëhet kontrolli në kushte të përshtatshem është mish, gjë që shkon nëpër familje hanë kalamajtë”, tha ai.

Sipas agjencisë doganare dyert e trajlerit qëndrojnë të hapura për një kohë të gjatë dhe jo vetëm gjatë atyre minutave kur bëhet imbarkimi i paletave me pula. Një situatë e tillë krijon temperatura të larta çka rrezikon dëmtimin e pulave. Gjithashtu kompania shton se edhe mjedisi i jashtëm ku qëndrojnë konteinerët le për të dëshiruar pasi ka papastërti dhe objekte të hedhura çka krijon ndotje mjedisore.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus

Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus