270 000 fëmijë do të kontrollohen nga sytë! Qeveria nis depistimin

Është miratuar nga Këshilli i Ministrave Paketa e Programit Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nënvizoi se ky do të jetë një programi të ri kombëtar për kujdesin e shikimit për fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve.

“Sot qeveria ka miratuar për herë të parë programin e kujdesit për shikimin,  një program që do të garantojë kujdesin në shikimit për fëmijët, që tek të porsalindurit deri tek fëmijët në moshën 14 vjeçare. Do të kemi një ristrukturim tashmë të depistimit të kontrollit të syve tek fëmijët. Ky program vjen si një program universal për të siguruar mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe prek më shumë se 270 mijë fëmijë. Ky program do fillojë aplikimin pas trainimit të mjekëve në shkolla, mjekëve të familjes dhe gjithashtu forcimit të kapaciteteve dhe infrastrukturës. Ky program do të përfshijë tre etapat, do të jetë një program që do të aplikohet menjëherë tek të porsalindurit, ku do të fillojë menjëherë një trajnim i të gjithë neonatëve për të bërë një vlerësim për të gjithë fëmijët e porsalindur, më pas në vitin e parë të jetës, përkatësisht në 6 mujorin e dytë dhe më pas do të shtrihet në shkolla, do të kemi mjekët e shkollave dhe mjekët në qendra shëndetësore të cilët do të kenë këtë detyre, të kujdesen sipas protokolleve dhe të vlerësojnë shikimin tek fëmijët”, tha Manastirliu.

Programi kombëtar i depistimit të shikimit për fëmijët parashikon që vizitat do te jenë falas për të gjithë fëmijët dhe do të ndiqet më pas një plan individual në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, për të gjitha ata fëmijë që do të identifikohen me probleme të shikimit. Ky program parashikon vlerësimin okulistik/optometrik bazuar në protokollet e miratuara nga MShMS dhe përgatitjen e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve. Nëpërmjet këtij program synohet që të kapen në kohë të gjithë problematikat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrektimin e shpejtë të syve dhe problematikave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri. Ky program synon të ketë fokusin tek parandalimi, edukimi duke ofruar shërbime të reja socio -shëndetësore në strukturat e arsimit, pra do të jetë një program i integruar në shkollë.


Lajmi kryesor:

Vendimet e Qeverisë, fonde shtesë për ‘Rindërtimin’, rikonstruksion të banesave dhe shkollave! 270 000 fëmijë do të kontrollohen nga sytë, nis depistimi


K.T./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel