Vendimet e Qeverisë, fonde shtesë për ‘Rindërtimin’, rikonstruksion të banesave dhe shkollave! 270 000 fëmijë do të kontrollohen nga sytë, nis depistimi

Rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 kërkonë edhe më shumë fonde. Qeveria ka miratuar vijimin e financimit të rindërtimit në Kavajë dhe Durrës ku në fokus do të jenë banesat dhe shkollat.  Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije se vetëm në Durrës kërkohen 16 mln dollarë për të mbyllur edhe të gjitha rikonstruksionet. 

“Ne vazhdojmë të financimin dhe rikonstruksionin e Kavajë dhe të Durrësit. Vetëm në Durrës bashkia pas vlerësimeve të Institutit të Ndërtimit ka kërkuar edhe 16 mln dollarë për të mbyllur edhe të gjitha rikonstruksionet.  Sot kemi marrë vendim edhe për shkollat.  Po vazhdojmë rindërtimin edhe me shkolla më të vogla. Procesi i rindërtimit tashmë është në fazë shumë të avancuar”, tha ai.

Ahmetaj u pyet gjithashtu se në ç’fazë është qeveria me miratimin e legalizimit të hashashit për përdorime farmaceutike. Ai tregoi se aktualisht ndodhen në fazë diskutimesh me shtete më të zhvilluara e shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete.

“Këshillimi Kombëtar është një risi. Mënyrë e re e qeverisjes me qytetit pas ligjit që ne kaluam në Kuvend disa muaj më parë për platformën e bashkëqeverisjes. Nëpërmjet Këshillimit Kombëtar kemi shtuar instrument publik. Pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar, qytetarët dhe pjesëmarrja ka qenë shembullore, ata kanë marrë vendime së bashku me qeverinë për çështje të rëndësishme. Ato janë në analizë të plotë me institucionet. Ka elementë. Ka çështje të luftës kundër evazionit fiskal, që ka të bëjë me deklarimin e pagave. Kjo gjë është domethënëse. Ka edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kanabisin mjekësor. Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara, se si funksionon kjo rëndom në vendet e Evropës dhe Rajonit. Sigurisht me këtë konsultim do të maturojmë shumë shpejt draftligjin dhe do të vijojmë procesin”, tha Ahmetaj.

Një tjetër vendim i qeverisë ishte edhe nisja e depistimit të kontrollit periodik të fëmijëve ku përfitojnë 270 000 fëmijë. Programi kombëtar i depistimit të shikimit për fëmijët parashikon që vizitat do te jenë falas për të gjithë fëmijë.

Ministria e Turizmit tha se po bën gati paketën e gjobave pwr ndotwsit e mjedisit, ku parashikohen edhe ndëshkime penale. Një tjetër pikë që është diskutuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ishte edhe heqja e detyrimit të pasaportës së vaksinimit për t'u futur në Shqipëri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Ndotja e mjedisit, Ministrja e Turizmit: Kemi ngritur grupin e punës, po rishikojmë paketën e ndëshkimeve, nga gjobat tek përgjegjësitë penale

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se nuk do të ketë tolerancë për ndotësit e mjedisit, ku theksoi se është ngritur grupi i punës dhe po rishikohet paketa e ndëshkimeve, nga gjobat deri tek ndëshkimet penale.

"Dua të ndaj dhe një ndër rezultatet e këshillimit kombëtar që për mua nuk ishte surprizë por dhe ekipin drejtues se kur kemi ecur përpara me planin e pastrimit kombëtar reagimet që na vinin nga të gjitha anët ishin reagime revolte nga qytetarët duke parë që puna e ndotjes së mjedisit, mënyrës si trajtojmë mbetjet e konsumit të përditshëm ka element të thelluar të mungesës së qasjes edukimit e kulturës në raport me territorin, reagimet kanë qenë duhet ti ndëshkojmë më shumë duhet të bëjmë shembuj me sanksionet gjoba etj. Kjo gjë e perceptuar në mënyrë empirike na u konfirmua me 77% të të pyeturve, mbi gjysmë milioni të pyetur që kërkojnë rritjen forcimit e sistemit të ndëshkimit të gjobave në raport me ndotjen e mjedisit si një krim mjedisor që nis që nga hedhja e shisheve deri tek ndotjet më të rënda. Kemi ngritur grupin e punës e po rishikojmë gjithë paketën e ndëshkimeve administrative apo dhe penale për t’ju përgjigjur kësaj kërkese por edhe asaj që kemi prioritet këtë mandat pastërtia e mjedisit të territorit", tha ajo.

Ora 13:30
Ministrja e Turizmit kërkesë Komitetit të Ekspertëve: Merrni në konsideratë heqjen e detyrimit të pasaportës së vaksinimit për t'u futur në Shqipëri

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se në mbledhjen e qeverisë sot u diskutua edhe për heqjen e detyrimit të pasaportës së vaksinimit për t'u futur në Shqipër. Ajo kërkoi nga Komiteti Teknik i ekspertëve që të marrë në konsideratë këtë kërkesë dhe ky kusht për t'u futur në vendin tonë të hiqet duke filluar nga maji

"Turizmi ka qenë një sektor mjaft i prekur prej krizave të njëpasnjëshme. Qeveria mori vendimin për të liberalizuar sistemin e vizave turistike për 8 vende. Në mbledhjen e sotme u diskutua dhe një kërkesë e komunitetit të biznesit të turizmit që ka të bëjë me rishikimin e sistemit të detyrimit për të treguar në kufi vërtetimin e vaksinimit, green pass. Ne presim që Komiteti i Ekspertëve të marri në konsideratë të shohë që duke filluar nga maji të hiqet ky detyrim që të çlirojmë hyrjen e vizitorëve të huaj në Shqipëri", tha ajo.

Ora 13:24
270 000 fëmijë do të kontrollohen nga sytë! Qeveria nis depistimin

Është miratuar nga Këshilli i Ministrave Paketa e Programit Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nënvizoi se ky do të jetë një programi të ri kombëtar për kujdesin e shikimit për fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve.

“Sot qeveria ka miratuar për herë të parë programin e kujdesit për shikimin,  një program që do të garantojë kujdesin në shikimit për fëmijët, që tek të porsalindurit deri tek fëmijët në moshën 14 vjeçare. Do të kemi një ristrukturim tashmë të depistimit të kontrollit të syve tek fëmijët. Ky program vjen si një program universal për të siguruar mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe prek më shumë se 270 mijë fëmijë. Ky program do fillojë aplikimin pas trainimit të mjekëve në shkolla, mjekëve të familjes dhe gjithashtu forcimit të kapaciteteve dhe infrastrukturës. Ky program do të përfshijë tre etapat, do të jetë një program që do të aplikohet menjëherë tek të porsalindurit, ku do të fillojë menjëherë një trajnim i të gjithë neonatëve për të bërë një vlerësim për të gjithë fëmijët e porsalindur, më pas në vitin e parë të jetës, përkatësisht në 6 mujorin e dytë dhe më pas do të shtrihet në shkolla, do të kemi mjekët e shkollave dhe mjekët në qendra shëndetësore të cilët do të kenë këtë detyre, të kujdesen sipas protokolleve dhe të vlerësojnë shikimin tek fëmijët”, tha Manastirliu.

Programi kombëtar i depistimit të shikimit për fëmijët parashikon që vizitat do te jenë falas për të gjithë fëmijët dhe do të ndiqet më pas një plan individual në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, për të gjitha ata fëmijë që do të identifikohen me probleme të shikimit. Ky program parashikon vlerësimin okulistik/optometrik bazuar në protokollet e miratuara nga MShMS dhe përgatitjen e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve. Nëpërmjet këtij program synohet që të kapen në kohë të gjithë problematikat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrektimin e shpejtë të syve dhe problematikave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri. Ky program synon të ketë fokusin tek parandalimi, edukimi duke ofruar shërbime të reja socio -shëndetësore në strukturat e arsimit, pra do të jetë një program i integruar në shkollë.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ola: 20/04/2022 16:44

    Na mbyten patronazhistet. Kushedi sa leke harxhohen nga buxheti i shtetit per mbajtjen me sufllaqe te sahanlepiresve.

    Përgjigju
  • xhoena: 20/04/2022 14:14

    Duhet theksuar qe jeni transparent dhe shume puntor sepse rindertimi nuk ka pushuar ne asnje moment , vazhdo keshtu

    Përgjigju
  • rikardo pukjani: 20/04/2022 13:35

    eshte nje mundesi vertete shume e mire per femijet te cilet kane nevoje per kontroll te vazhdueshem

    Përgjigju
  • Xhoena: 20/04/2022 13:35

    Ju lumte qeveria Rama puno e puno populli te vlereson…

    Përgjigju
  • Ani: 20/04/2022 13:34

    Rindertimi ka treguar qe jemi super shtet i fuqishem

    Përgjigju
  • Mira: 20/04/2022 13:33

    Sa mire qe paskan menduar nje projekt te tilla per shikimin pasi eshte nje nga problematikat me te medha qe hasin femijet e thene kjo nga un qe kam 2 femije qe vuajn nga shikimi…

    Përgjigju
  • Flamur: 20/04/2022 13:33

    Me keto vendime qe merrni na shtoni akoma dhe me shume besimin tek ju qe do e beni Shqiperine nje vend te zhvilluar . Ky vendimi per bebet ishte shume i drejte dhe nenat do i gezoje shume

    Përgjigju
  • Leda: 20/04/2022 13:32

    Shume mire qe femijet do kene mundesi te kontrollohen vazhdimisht qe kur lindin e me pas ne shkolla per te kapur ne kohe cdo problematike me shikimin

    Përgjigju
  • redi: 20/04/2022 13:32

    ju vertete po beni nje pune te mbrekullueshme qe nuk e kemi pare kurre me pare.po jepni nje mbeshtettje te madhe per te gjithe ne cdo fushe te jetes

    Përgjigju
  • goni: 20/04/2022 13:31

    Jan disa tema qe nuk kemi ca themi , e keni dhene fjalen e keni mbajt me se mire , un jam vete i prejur nga termeti edhe e kam marr shpine time ne durres te re

    Përgjigju
  • Endi: 20/04/2022 13:31

    Ogerta je flori , faleminderit

    Përgjigju
    • Toni: 20/04/2022 15:31

      1 Patronazhist = 1 Sufllaqe

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas