Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re në zonën e Astirit në Tiranë. Institucioni i ri arsimor do të ketë 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira që do të jenë në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.

“Mirëmëngjes dhe me shkollën e re në Astir, një zotim që më në fund po realizohet, me 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira moderne sportive e rekreative për fëmijët dhe komunitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Shkolla pritet të jetë gati për vitin tjetër shkollor.