Mban emrin e madh të Datës së Pavaresisë, por prej shumë vitesh, lagjja “28 Nëntori” në Vlorë përballet me mungesë të theksuar të investimeve në infrastrukturë. Rrugët me gropa dhe baltë janë një problem i përhershëm për banorët.

Në këtë lagje jetojnë mbi 500 familje, të cilat bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga pushteti vendor. Ata thanë se premtimet për përmirësimin e kushteve – veçanërisht gjatë fushatave elektorale – nuk janë mbajtur asnjëherë.

Kushtet janë shumë të vështira, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Në ditët me shi situata bëhet edhe më e rëndë, pasi gropat mbushen me ujë dhe lëvizja bëhet e pamundur per ta.

Edhe pse lagjia ndodhet pranë qendrës së qytetit, ajo nuk ka përfituar asnjë përmirësim të infrastrukturës. Premtime për ndërhyrje ka pasur shpesh, por deri tani asgjë konkrete nuk është bërë për këtë komunitet. Banorët kërkojnë që institucionet të veprojnë sa më parë për të ndryshuar situatën.