-
'28 Nëntori', lagjja pa lavdi në Vlorë, banorët: Kemi 30 vite pa rrugë, trotuare e ndriçim (VIDEO)
Pranë qendrës së Vlorës, në lagjen “28 nëntori” nuk ka njohur asnjë nvestim në 30 vite, ndaj infrastruktura, si rrugët, trotuaret e ndricimi janë tërësisht të dëmtuara. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjehershme nga bashkia.
10 Dhjetor, 17:06 -
‘Vija e Ngjalës’, kanali ku derdhen ujërat e zeza të Fierit kalon në disa fshatra! Banorët: Ndotje alarmante, fëmijët me infeksione dhe astmë
“Vija e Ngjalës”, në periferi të qytetit të Fierit është kthyer në shqetësim serioz për shëndetin e banorëve. Në kanal derdhen ujërat e zeza, hidrokarburet dhe mbetje urbane. Bordi i Kullimit pranon se nuk është pastruar prej 10 vitesh, ndërsa Ndermarrja e Ujësjellësit tha se ka një projekt për filtrimin e ujërave të zeza por nuk dihet se kur do të nisë zbatimi.
30 Nëntor, 16:23 -
Beteja e banorëve të Mirditës kundër HEC-it e fabrikës: Po na marrin ujin e burimeve, 'Lajthiza' nuk zbaton vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve
Banorët e Fanit në Mirditë janë ngritur sërish në protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit dhe fabrikës së ujit nga kompanitë “Sang 1” dhe “Lajthiza”. Ata pretendojnë se punimet po kryhen në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit.
6 Gusht, 17:12 -
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë që po ndërtohet nga ARRSH-ja prek fshatrat e Librazhdit. Banorët protestuan sot, duke kërkuar ndryshimin e projektit. Ata thanë se gjurma e rrugës ndan në mes Hotolishtin, dëmton shtëpitë dhe tokat bujqësore.
31 Korrik, 17:22 -
Përmet/ Banorët e Piskovës kërkojnë zhvendosjen e vendgrumbullimit: Hiqni plehrat! Në protestë dhe Tritan Shehu: Padi për Kumbaron
Banorët e Piskovës në Përmet kërkojnë mbylljen e fushës së mbetjeve, pasi ka ndotur ajrin, ujin dhe tokat bujqësore. Në mbështje të tyre deputeti demokrat Tritan Shehu tha se do të padisë së SPAK ministren Mirela Kumbaro, njëherësh deputete e kësaj zone.
4 Korrik, 15:29 -
Pogradec, ujërat e zeza të Linit derdhen në liqenin e Ohrit! Banorët: Rama s’mbajti premtimin për kanalizimet
Fshati Lin i Pogradecit që mirëpret qindra turistë të huaj vuan mungesën e kanalizimeve. Gjithë ujërat e zeza të fshatit derdhen në liqen duke shkaktuar ndotje masive. Banorët shprehen se ndër vite kanë marrë me dhjetëra premtime, përfshirë dhe Kryeministrin Rama por puna për rrjetin e kanalizimeve ende nuk ka nisur.
18 Qershor, 17:18 -
Mirditë/ Banorët e Kaçinarit në protestë: Rama dhe Balluku të anulojnë kontratën koncesionare për hidrocentralet! Lëmë jetën në mbrojtje të burimeve ujore!
Banorët e Kaçinarit në Mirditë protestuan sot kundër ndërtimit të 4 hidrocentrale në zonën e tyre. Protestuesit i bënë thirrje Ministrisë së Energjetikes të anulojë kontratën koncesionare me kompaninë “Shpërdhaza Energji”. Ata thanë se do të mbrojnë me çdo kusht burimet ujore, me të cilat kanë lidhur jetesen në fshat.
27 Maj, 16:35 -
'Mos e prekni Shushicën, mbrohet me ligj', banorët e Lumit të Vlorës thirrje Qeverisë: Anuloni projektin e ujësjellësit të Himarës
Banorët e Luginës së Lumit të Vlorës iu rikthyen protestave, duke kërkuar nga Qeveria të ndalë investimin për ujësjellësin e Himarës. Sipas tyre, futja e ujit në tuba do të sjellë tharjen e Shushicës, që është degë e Vjosës. Ky ujësjellës thanë protestuesit do dëmtojë bujqësisë dhe ekosistemin.
4 Maj, 16:53 -
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
Një grup banorësh në Durrës protestuan sërish para bashkisë duke kërkuar riparimin e dëmeve në pallatin e dëmtuar nga tërmeti. Të mbetur pa shtëpi dhe pa bonus qiraje ata thanë se janë gati të futen në grevë urie, për të tërhequr vëmendjen e institucioneve.
23 Prill, 15:33 -
"A pi ujë drejtësia!", protestë para Prokurorisë së Lezhës, banorët kërkojnë hetime për dy hidrocentrale: Ndërtohen me firma të falsifikuara
Banorët e Mirditës kundërshtojnë ndërtimin e dy hidrocentraleve ne fshatrat e tyre. Ata protestuan sot para Prokurorisë së Lezhës me pretendimin se prej 3 vitesh po zvarriten hetimet për falsifikimin e firmave. Shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhimin e energjisë do të shkretojë tokat bujqësore.
9 Prill, 13:55 -
'As edhe një dasëm, as një fejesë, as edhe një lindje...' Leskoviku braktiset nga banorët, jetojnë vetëm të moshuar (VIDEO)
Fenomeni i braktisjes së qyteteve në Shqipëri, kryesisht nga të rinjtë, duket se në Leskovik ndihet së tepërmi. Në rrugë të boshatisura, sheh vetëm të moshuar, të brengosur që fëmijët u janë larguar, por edhe të trishtuar kur tregojnë si është Leskoviku sot.
16 Nëntor 2019, 15:25 -
Kanalet e papastruar rrezik për përmbytje në Bilaj të Krujës, banorët: Na hyn uji në shtëpi 6 herë në vit
Kanalet e papastruara dhe të mbuluara me ferra në zonën e Bilaj të Krujës, rrezikojnë përmytjen e zonës. Pavarësisht nga përmbytjet e viteve të kaluara akoma nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e kanaleve dhe parandalimin e kësaj problematike.
20 Gusht 2018, 16:29