'28 Nëntori', lagjja pa lavdi në Vlorë, banorët: Kemi 30 vite pa rrugë, trotuare e ndriçim (VIDEO)

Mban emrin e madh të Datës së Pavaresisë, por prej shumë vitesh, lagjja “28 Nëntori” në Vlorë përballet me mungesë të theksuar të investimeve në infrastrukturë. Rrugët me gropa dhe baltë janë një problem i përhershëm për banorët.

Në këtë lagje jetojnë mbi 500 familje, të cilat bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga pushteti vendor. Ata thanë se premtimet për përmirësimin e kushteve – veçanërisht gjatë fushatave elektorale – nuk janë mbajtur asnjëherë.

Kushtet janë shumë të vështira, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Në ditët me shi situata bëhet edhe më e rëndë, pasi gropat mbushen me ujë dhe lëvizja bëhet e pamundur per ta.

Edhe pse lagjia ndodhet pranë qendrës së qytetit, ajo nuk ka përfituar asnjë përmirësim të infrastrukturës. Premtime për ndërhyrje ka pasur shpesh, por deri tani asgjë konkrete nuk është bërë për këtë komunitet. Banorët kërkojnë që institucionet të veprojnë sa më parë për të ndryshuar situatën.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Votues i Ps: 10/12/2024 20:29

    Mos i votoni plehrat te pakten e dini qe nuk i dhat voten prandaj nuk e bejne rrugen,se sa ti jepni voten e ata tu japin Rakun. E kam ndar mendjen si Vlonjat voten ketyre pisave qe i kam votuar gjithmone nuk jua jap,me mire e djeg e ketyre nje mut u jap.

    Përgjigju
  • Niku: 10/12/2024 20:06

    Me ato mure 3mt te larte me blloqe ngjane si lagje e Kandaharit, prishni muret e kasollet ,kotecat e pulave, pastaj te behet rruga..

    Përgjigju
  • dori: 10/12/2024 19:38

    RRUGA GJITHSEJ ATY ESHTE 2.5 M,,,,KU TE BEHET TROTUARI ATY...JU HENGERT MORTJA,,,LAGGJE ME MURE ME BLLOQE....ATY DUHET DINAMITI....TI VIHET KOMPLET LAGJES...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!