28 Nëntori, mesazhi i Kerry:
Mbështetje për integrimin në BE

28 Nëntori, mesazhi i Kerry:<br />Mbështetje për integrimin në BE
TIRANE - "Shqipëria është një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale. Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian". Kështu thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
 
Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, sekretari Kerry thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in.

mesazhi i john kerry
 
MESAZHI I PLOTE
Në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, kam kënaqësinë të përgëzoj popullin shqiptar me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë së vendit tuaj, më 28 nëntor. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi.
 
Vendi juaj është një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale, dhe Shtetet e Bashkuara e çmojnë thellë kontributet tuaja në Koalicionit Global kundër ISIL dhe KFOR-in. Ne gjithashtu vlerësojmë angazhimin tuaj të madh në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe promovimin e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
 
Në vitet në vijim, Shtetet e Bashkuara presin të vazhdojnë bashkëpunimin, sidomos në mbështetje të progresit tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë ditë të veçantë, unë po dërgoj urimet më të mira për një të ardhme të lumtur, të begatë dhe të sigurt për të gjithë shqiptarët.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet