TIRANE- Policia Bashkiake kthehet në gardë të Bashës dhe Berishës. Në aktivitetet e organizuara nga Partia Demokratike në kuadër të festimit të 101 vjetorit të pavarësisë, kreu i PD-së kishte marrë Policinë Bashkiake për ti bërë nderimet vetes dhe Berishës në momentin kur do të bënin homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve”.
Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Policia e Bashkisë, e veshur me uniformën e saj të gradës më të lartë, priti nën tingujt të bandës frymore kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ish kryetarin e PD-së, Sali Berisha, të cilët ishin pozicionuar pas njëri-tjetrit gjatë homazheve që u bënë tek monumenti i “Nënës Shqipëri” tek “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet. Në këtë mënyrë, Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Demokratike e ktheu policinë e bashkisë në një organ në shërbim të forcës politike që ai drejton.
Aktiviteti
Ashtu si edhe një vit më parë, kur vendi kremtoi 100 vjetorin e pavarësisë së tij, Partia Demokratike i zhvilloi festimet më vete, por këtë herë si forcë opozitare. Duke mos iu bashkuar pjesës tjetër të politikës shqiptare, disa prej figurave kryesore të PD-së, si Basha, Berisha, Bode, Bogdani, Bregu etj, zhvilluan homazhe 200 kilometra larg mazhoracës e cila e kremtoi 101 vjetorin e pavarësisë në Vlorë. Edhe pse tani më kjo forcë politike është në opozitë, ajo mori policinë bashkiake të Lulzim Bashës në mënyrë që këto festime të zhvilloheshin brenda të gjitha protokolleve, ashtu si në kohën kur ishte në qeveri, në mënyrë që aktiviteti opozitarë të dukej sa më perfekt.
Banda frymore
Në momentin kur në tapetin e kuq, të shtruar përpa monumentit të “Nënës Shqipëri”, po parakalonte Basha, i ndjekur nga Berisha, banda frymore e Policisës Bashkiake, filloi të nderonte liderët e tyre, duke u shndërruar në një Gardë Republike. Por krahas kësaj, në çastin kur ish kryeministri Sali Berisha po vendoste kurorat me lule tek “Varrezat e Dëshmorëve”, policët bashkiak që ishin vendosur në dy skajet e monumentin, e nderuan atë njëllojë si një vit më parë, kur ai ishte kryeministër, pavarësisht se tani më ai është vetëm një deputet, as kryetarë i PD-së. Krahas kësaj, në këtë aktivitet të zhvilluar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, u dallua se një pjesë e deputetëve të kësaj force politike nuk ishin të pranishëm në ceremoni, ku vetëm figurat më të larta të Partisë ishin të pranishme në këto festime.
Basha
“Sot i kujtojmë këtyre martirëve veprën e tyre, për të mbetur përjetë të pavdekshëm. Kujtojmë babain e Pavarësisë, Ismail Qemalin dhe të gjithë bashkëpuntëorve të tij, përkundër sfidave arritën të shpallin pavarësinë në Vlorë”.
Berisha
“Sot është ditëlindja e 101 e Shqipërisë, festa e flamurit dhe e çlirimit të vendit, është dita ku çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para qindra e mijëra vajzave e djemve që flijuan vetën për pavarësinë”.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com